Ka nisur mëngjesin e së enjtes mësymja e forcave të policisë në Lazarat, në kuadër të kapjes së “Grupit të zjarrit”, një ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s dhe plagosjes së dy të tjerëve në këtë fshat.
Forcat RENEA kanë kryer kontroll në banesën e vëllezërve Aliko dhe në banesën e Sebastian Shurdhit.
Policia e Gjirokastrës bën të ditur se do të kontrollohet çdo cep i territorit të Lazaratit.
Në Fier, mbrëmjen e djeshme ishte dorëzuar Sebastian Shurdhi, i cili është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.