Nis në Apel gjyqi për Gërdecin

anazapta

Nisi sot në Gjykatën e Apelit gjyqi ndaj të pandehurve të çështjes së Gërdecit. Fillimisht nga ana e Gjykatës u bë shpallja për njoftimin e gjyqit Luan Hoxhës, i cili mësohet se ka marrë azil politik në SHBA ku edhe vazhdon të qëndrojë.

Një fakt të tillë e konfirmoi edhe policia, e cila deklaroi se sipas sistemit TIMS rezulton se Hoxha ka dalë nga Rinasi dhe nuk ka hyrë më në Shqipëri. Avokati i tij Lah Ibrahimi u zëvendësua me një avokat kryesisht, ndërkohë që seanca gjyqësore u shty për t’u dhënë kohë palëve të plotësonin ankimet e tyre, duke qenë se ishin barë ende pa u zbardhur vendimi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *