Nis në Tiranë numërimi i 20 kutive të fundit të Malësisë së Madhe, LSI forcë e parë

Dita

Ka nisur në shkollën 1 Maji në Tiranë numërimi i 20 kutive të mbetura të pa numëruara per keshillin bashkiak për shkak të debateve të shumta mes anëtarëve të Komisionit Zonal Administrativ Zgjedhor numër 1, që përkon me Bashkinë e Malësisë së Madhe.

20 kutitë e mbetura pa numëruar u transportuan në kryeqytet pas incidenteve të ndodhura në këtë KZAZ-në numër 1. Pas debateve të shumta, Komisioni Qendror Zgjedhor urdhëroi numërimin e tyre në kryeqytet dhe zgjodhi pikërisht shkollën 1 Maji si vendin e numërimit, ndërsa caktoi ditën e dielë, 28 qeshor, si ditën e fillimit të numërimit. Deri më tani kur janë numëruar 59 kuti nga 79 kuti që është totali i qendrave të votimit në Malësinë e Madhe, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim kryeson me votat për këshillin bashkiak. Sipas asaj që lexohet në faqen zyrtare të KQZ-së, vihet re se LSI deri më tani ka grumbulluar 2270 vota, Partia Socialiste 2096, ndërsa Partia Demokratike 1508 vota.

Sa i takon votave sipas aleancave, Aleanca për Shqipërinë Europiane udhëheq me 52,47%, ose 8 191 vota, ndërsa Koalicioni Popullor për Punë dhe Dinjitet ka grumbulluar 5 934 apo 38.01% të votave.

Persa i takon garës për kryetar bashkie, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Tonin Marinaj, ka fituar me 54,58% të votave ndaj kandidatit të opozitës, Anton Kokaj, që kishte grumbulluar vetëm 44,42% të votave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *