Nis pastrimi i plazhit të Durrësit, në punë ushtria dhe helikopterë

Saimir Lleshi

Ka nisur pastrimit i plazhit të Durrësit nga ndotja masive e ndodhur të shtunën. Pastrimi i plazhit po kryhet nga një anije në det, ndërsa po punon edhe ndërmarrja komunale e Bashkisë së Durrësit.

Nga ana tjetër, helikopterë të Forcave Ajrore po patrullojnë nga ajri për të parë nëse ka zona të tjera të ndodhura. Fatmirësisht, ndotja ka ndodhur vetëm në pjesën afër bregut dhe nuk ka prani nafte në thellësi.

Policia e Durrësit, prokuroria, inspektorë të Ministrisë apo dhe autoritetet e tjera ndodhen në plazhin Durrësit.

Nga ana tjetër po zhvillohen analizat laboratorike për të përcaktuar se nga cila anije është shkaktuar ndotja.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, bën me dije se forca Detare me dy anije anti-ndotje, një anije patrulluese, një helikopter i Forcës Ajrore dhe një kontigjent prej 30 trupash po ndjekin nga afër situatën e krijuar në plazhin e ndotjes.

“Forcat e Armatosura që në orët e para të mëngjesit po ndjekin nga afër situatën e krijuar në plazhin e Durrësit. Forca Detare me dy anije anti-ndotje, një anije patrulluese, një helikopter i Forcës Ajrore dhe një kontingjent prej 30 trupash për të evidentuar dhe për të ofruar zgjidhje për qytetarët. Edhe njëherë tjetër FA në gatishmëri absolute për të ardhur në ndihme të gjithë banorëve”, theksoi ajo. /Dita/

 

29 1503470_1102153893137839_2631943788516201334_n 111

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Besoj se kapitenet e anive ndotese edhe ata e dine qe Shqiperia eshte kosh plehrash apo mbrohet nga ligji kur zbrazin plehrat ne territorin shqiptar.

  • O Mimi Kurva !!! po anijet antindotje nuk kane me pune te dalin kur deti ndotet por kur deti eshte i paster dhe ato ruajne qe anijet mos ta ndotin detin o Idiote pa kufi. Moderator mos ma hiq se me ka ardhur ne maje te hundes me keta idiota qe ne shqiptaret u japim voten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *