Mijëra besimtarë bektashi dhe jo vetëm kanë nisur zyrtarisht pelegrinazhin në Malin e Tomorrit në nder të imamit Abaz Aliu i cili njihet si themelues i kësaj feje.
Përfaqësues të Gjyshatës së Skraparit deklarojnë se gjatë këtij viti janë bërë një sërë investimesh në infrastrukturë për të lehtësuar ardhjen e besimtarëve
Edhe policia e Skraparit ka marrë masa për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë pelegrinazhit.
Besimtarët deklarojnë se e kanë nisur këtë pelegrinazh me shpresën se do të kenë më shumë mbarësi në familjet e tyre.
Ritet për festën e Abaz Aliut përfshijnë ndezjen e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimin e të hollave pranë objekteve të kultit, flijimin e një deleje apo qingji dhe ndarjen e ushqimit midis besimtarëve. Në këtë pelegrinazh pritet që të marin pjesë edhe personalitete të larta të politikës shqiptare dhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri.

Kush te doje le te shkoje dhe te festoje çfare te doje. Trupi diplomatik dhe politikanet shqiptare nuk kane pune ne keto biçim festash fetare. Le te merren me punet qe u takojne.