Nis përzgjedhja e teksteve mësimore që do të përdoren për procesin mësimor në vitin e ri shkollor. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se tashmë është zbardhur katalogu me listën e të gjitha teksteve mësimore që shkollat do të përzgjedhin si alternativa të mundshme për ti përdorur gjatë vitit të ri shkollor që nis në muajin shtator. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, konfirmon se brenda kësaj jave do të zhvillohet mbledhja me të gjitha drejtoritë arsimore rajonale, të cilat do të sqarohen në lidhje me përzgjedhjen e teksteve mësimore. Procedurë kjo që duhet të mbyllet deri në fund të muajit prill. Pas përzgjedhjes së lëndëve shkollat duhet të bëjnë porositë tek shtëpitë botuese. Shtëpitë botuese me të marr këto porosi fillojnë të shtypin tekstet që do të jenë të gatshme në fillim të muajit gusht. Pavarësisht përpjekjeve futja e teksteve të reja të përthyera duket i vështirë. Kjo pasi duhen kryer një sërë procedurash që kërkojnë kohë siç është njehsimi i programit. Për lëndë të veçanta ka deri në tetë alternativa dhe kjo shpesh herë ka sjellë edhe kundërshtinë e arsimtarëve, të cilët janë shprehur kundër këtij numri i cili nuk sjell gjë tjetër veçse konfuzion tek nxënësit. Anglishtja dhe frëngjishtja shoqërohen me tekste të reja alternative.
E ndritet me tekstet e sivjetem dhe po shqetesoheni per vitin e ri shkollor ju.
A pikaaaaa! I hartoni tekstet sikur gatuani qofte!! Truthare!