Nis procesi zgjedhor në Kosovë. 1.8 milionë votues do të zgjedhin parlamentin e ri

DITA Online

 

Procesi zgjedhor ka filluar në tërë territorin e Kosovës pasi të gjitha qendrat e votimit janë hapur.

Problemet kanë qenë të vogla dhe nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Siguria është garantuar nga policia e Kosovës dhe zgjedhjet po I ndjekin rreth 30 mijë vëzhgues vendor e të huaj.

Rreth 1 milionë e 800 mijë votues do të kenë mundësi të zgjedhin 120 deputet nga mbi 900 kandidat.

Votimet kanë filluar edhe për serbët.

Serbët e Kosovës votojnë nën akuzat për shantazh nga lista që e mbështet Beogradi dhe partitë tjera që janë kundër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *