Nis protesta e tretë kombëtare e opozitës së bashkuar, me protestues të shumtë që po marshojnë drejt Kryeministrisë.
Me një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit” janë banorët e Astirit të parët që marshuan të parët drejt Kryeministrisë. Kësaj here shumica e protestuesve mbajnë në duar flamuj të Partisë Demokratike.
Edhe punonjësit e policisë janë pozicionuar e kanë krijuar kordonin rrethues para kryeministrisë, ndërsa sipër institucioneve kryesore në bulevard vërehen lehtë edhe snajper.
Në gatishmëri janë edhe forca të Gardës, FNSH dhe RENEA-s.
Ndryshe nga protestat e tjera, përpara kryeministrisë është ngritur edhe një podium, ku pritet të ketë fjalë kreu i PD-së, Lulzim Basha.
b.b/dita

Si ka mundesi si ne Beograd dhe ne tirane ne te njejten dite dhe ore?
sapo degjova lajmes Speciale ke njio Tv-Gjermane .
dhane nji sequnce te demostrates ne Beograde .
Per cudi ,ngjashmeria eshte e njejte me ate ne Tirane
por edhe texti i Protestuseve ;
Ne Beograde parrulla e thirrje : ” Vucic IK”
(ne Tirane = Rama IK )
protestuesit e marre ne intervist rrugeve te Beogradit
nga reporteret Gjerman thone ;
dUAM NDRYSHIMIN E QEVERRISE SE KORRUPTUAR TE VUCUCIT
SEPSE NGELEM PA PUNE DHE PO LARGOHEMI
JASHTE SHTETIT
Ne Tirane vllezrit e tyre te klonuar te njejtat fjale
pra e gjitha ka nji Regji
Poshte ambasadoret rrofte populli shqipetar liri e demokraci dashes.
Populli shqipetar ta shkatterroje sot qeverine e parlamentin cdo dite me shume ne qeverisje e edvin rames eshte shkaterrin per shqiperine.