Në 1 Prill, Ministria e Financave do të nisë punën për ndërtimin e kadastrës fiskale.
Projekti do të përfshijë hedhjen në sistem të të gjitha pronave në Shqipëri, rezidencat e banimit, ndërtesat për qëllime biznesi dhe trojet bujqësore.
Kadastra do të jetë sistemi ku do të gjenerohet dhe do të vendoset një vlerë e saktë e pasurive të patundshme, që më pas do të shërbejë për tatimin e pronës.
Fillimi i punës për kadastrën fiskale, u bë i ditur për mediat nga Ahmetaj në takimin me përfaqësuesit e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, të cilët do të asistojnë projektin.
Kreu i Financave e vlerësoi pozitivisht situatën ekonomike në Shqipëri, dhe tha se tashmë vendi është gati për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.
s.a/dita
