Kryeqytetit i shtohet një tjetër lulishte. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e ambienteve të jashtme në oborrin e maternitetit “Koço Gliozheni”.
Aktualisht po punohet për ndërtimin e lulishtes në oborrin përpara maternitetit, ku do të vendosen stola dhe elementët e nevojshëm për ta kthyer në një ambient çlodhjeje.
Gjithashtu krahas rehabilitimit të lulishtes po punohet edhe për zgjerimin e riparimin e trotuareve brenda dhe jashtë oborrit të maternitetit.
Ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë, synon jo vetëm t’i shtojë gjelbërimin ambienteve të jashtme të maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, por edhe ta kthejë atë në një hapësirë të pastër dhe në funksion të qytetarëve.



o.j/dita

Megjithmend do vendosi stola bashkia pa ndihmen e Komunitetit Europian ?BRAVO I QOFTE,KJO ESHTE NJE PUNE KOLOSALE.
Kena per te ardhe prape ne pushtet Nave Na e kena me jua tregu lulishtet juuuu!
Kryeveper po’ vendosen edhe stolat o Lali kari une pritja qe te vendosen anijet spaziale na myten budallenjt
Mire eshte te thuhet sa ka kushtuar dhe se kush e zbaton projektin se leket jane tonat jo te lal hajdutit