Nis puna për ndërtimin e nënstacionit elektrik në Çorovodë

redaktor

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka qenë i pranishëm në çeljen e punimeve për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në Çorovodë, të linjave 110 kV, 35 kV dhe 10 kV.

Këto investime po kryhen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe kapin vlerën e 257 milionë lekëve, ndërkohë që një tjetër investim madhor pritet të jetë ai i Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) për linjën Uznovë-Çorovodë prej 450 milionë lekësh.

Ministri Gjiknuri është shprehur se, vendosja e ligjshmërisë në sektorin e energjisë, që pas nisjes së aksionit kundër vjedhësve të energjisë elektrike dhe arkëtimit të miliona dollarëve detyrime të papaguara deri përpara aksionit, po bën të mundur të tilla investime, që bëhen për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji ndaj banorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *