Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ushtarake kanë nisur operacionin për nxjerrjen e helikopterit qe u rrezua dje në zonën e fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, ku humbën jetën dy pilotë dhe një i tretë mbeti i plagosur.
Nga krahu tjetër mësohet se Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim lidhur me shkaqet e rënies së helikopterit, 200 metra larg bregut të liqenit të Shkodrës në fshatin Grizhë.
Gjatë ditës së djeshme janë bërë me dije dhe emrat e viktimave, kapiten Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, teksa i plagosuri është Gerald Baramuça, ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
Në një dalje për mediat, ditën e mërkurë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral major Jeronim Bazo tha se është ende herët për të folur mbi shkaqet e aksidentit tragjik.
Bazo tha se helikopteri ka përshkuar trajektoren e planifikuar në bazë të intenerarit stërvitor. Ai sqaroi se pilotët janë me një përvojë të lavdërueshme në fushën drejtimit, madje të trajnuar brenda dhe jashtë vendit.
Helikopteri “EC 145” kishte 6 muaj që ishte marrë në përdorim nga Forcat e Armatosura dhe ai ishte brenda garancisë së dhenë nga kompania ku ishte blerë.
Ndërkohë, ushtari i plagosur Gerald Baramuça ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ja prisni pak sa te te marre veten djali qe shpetoi nga trauma,dhe te instruktohet cfare duhet te thote.