Reforma Territoriale, Fino: Më 19 maj variantet në tryezë

anazapta

Ashtu siç ishte paralajmëruar të premten e shkuar, Komisioni për Reformën Territoriale ka nisur sot punën, për të marrë në shqyrtim katër variantet për ndarjen e re administrative të Shqipërisë. Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, theksoi se komisioni duhet të fitojë kohën e humbur, pavarësisht axhendës tepër të ngjeshur. 

Ndërsa deputeti socialist, Bashkim Fino, ftoi edhe një herë opozitën të japë kontributin e saj për realizimin e reformës, duke theksuar se harta e re territoriale duhet të jetë e mbyllur para përfundimit të këtij sesioni parlamentar. Fino tha se deri më datën 19 maj qeveria do të ketë afat për të sjellë në komision disa variante të hartës së re të ndarjes territoriale.  

 “Po i lëmë kohë qeverisë dhe ministrit, që deri në 19 maj, të na sjellë variante të hartës së re të ndarjes territoriale. Pasi të kemi bërë diskutimet, e të kemi dëgjuar të gjithë aktorët, do të vendosim se cilën projekte do të miratojmë. Nga data 19 maj- 20 korrik do të ketë një diskutim me të gjithë organet e pushtetit vendor. Do të diskutohet me kryetarët e komunave, këshillave. Më pas kjo hartë pas dy muajsh diskutimi do të vijë në Komision dhe më pas do të marrim vendimin përfundimtar për t’ia paraqitur Kuvendit”, u shpreh Fino. 

Share This Article
3 Comments
  • O minister, O lumemadh.
    Po rruaju e qethu a derebardhe.
    Ka 20 vjete qe nuk mbahen me ashtu
    Je njecikez fuori moda a te keqen
    Ministri ky, hej pike e zeze.

    Cezme e Radovecit shtate Sylynjare,
    Qysh u beme neve lumi te na marre.

  • E Ore Bashkim Fino.! E kure kane dhee konsensues keta mytber qe ti u kerkon sote atyre.? Kjo qe ben ti eshte sikur ajo shprehje. Hajde baba sa te lajshe gojen, se Berisha asnjeher nuk ja ka fishkelluar kesaje pune.
    Berisha nuk ka pasur kurre pririoritet zhvillimin perparimin dhe ase bashkimin e shqiperis me Evropen. Kjo tashme dihet nga te gjithe, pore c`te besh ty o Bashkim se nje nder autoret qe e risolle kete fytyre te ndyre ne skenen politike je vetem ti.!
    Berisha ne vitin 1997 i kishte mbathur opingat njelloi si paraaredhesi i tije maskara Ahmet Zogu per te ikur nga shqiperia, ndersa”bujaria ” jote e rikethej kete fytyre te ndyre per te vuajtur, per tu zvarritur shqiperia perhere pa perjashtim.
    Sot nuk eshte puna se ju atje ne parlament keni gjeture belan me kete fytyre te ndyre, pore belane,e gjeti shqiperia i tere kombi shqiptar.
    Ky njeri qe gjakun ne duart e tije nuk kane per ta lare ase detet ase oqeanet,!
    Bashkim ke mallkimin e shqiptarve per rikthimin e ketije maskaraje te ndyre.Nuk te pare ndonjeher teke Gazeta se do ti kisha then me pare.!

  • moda me e rruajtur koken eshte per arabet ::dhe qerosat :more sallakja :::por problemi nuk eshte per reformat territoriale :::por a do te beni reforma per te hapur vende pune ::se populli ka nevoje per te henger dhe jo per reforma koti ::::kur nuk ke pune reformat nuk pine uje :::apo nuk e kuptoni ::beni reforma per te permiresuar gjendjen e popullit :::beni reforma per te luftuar korrupsionin dhe mos ne tregoni perralla me mbret :::reforma ::jane qesharak ::::::

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *