Në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, konfirmoi se grupi i punës që po harton reformën në pensione ka gati dy opsionet që do t’ia paraqesë shumë shpejt qeverisë për të marrë vendim. Duke e cilësuar se me skemën aktuale të pensioneve Shqipëria po shkonte e sigurt drejt greminës financiare dhe se reforma është mëse e domosdoshme, Veliaj tha se me skemën e re do të ndryshojnë rreth 50 parametra.
Me këtë reformë “duam të sigurojmë që të gjithë të hyjnë në skemë, të zhdukim informalitetin, si dhe njerëzit të kenë interes për të kontribuar sa më shumë. Nga ana tjetër, duam të sigurohemi që pensionet të shpërndahen me ndershmëri dhe askush të mos paguajë dyfish, siç ndodh me skemën aktuale”, u shpreh Veliaj, duke nënvizuar se dy opsionet e paraqitura rrisin të ardhurat dhe disiplinojnë pagesat.
Sa i takon temës për rritjen e moshës së pensionit, Veliaj tha se reforma do të prekë 30-40 vjeçarët e sotëm, ndërsa ata që janë në prag të daljes në pension nuk ka arsye të shqetësohen. “Shpresoj që opozita të japë konsensusin për këtë reformë. Ne i kemi votat për ta votuar, por duke qenë se si të majtët, ashtu edhe të djathtët dalin njësoj në pension, opozitës i bën mirë të tregojë se di të jetë konstruktive për çështje që s’janë aspak politike”, tha Veliaj.
I pyetur për çështjen e pensionit suplementar të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, Veliaj sqaroi se me këtë reformë askush nuk i humb të drejtat e fituara deri më sot, por ky parametër do të korrigjohet për mandatin e ardhshëm. “Deputetët aktualë nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar, ama duhet të kuptojmë se po vazhdoi kështu, brenda pak vitesh do të kemi 7000 njerëz që do të përfitojnë nga pensionet suplementare, të cilët paguajnë vetëm 4% dhe kanë 46-47fish shpërblim si reflektim në pensionin e tyre”, tha ai.
Ai sqaroi se reforma do të prekë moshën e daljes në pension të deputetëve dhe ministrave. “Mosha e daljes së një deputeti në pension është 55 vjeç. Për një minator kjo ka kuptim, por jo për njerëz që bëjnë punë intelektuale”, tha Veliaj duke shtuar se deputetët dhe ministrat do të dalin në pension në të njëjtën moshë si të tjerët.
Në fund, Veliaj konfirmoi se javën tjetër fillon shpërndarja e këstit të parë për 545 ish të përndjekurit që nuk e kanë marrë ende atë. Ndërsa, do të përfitojnë të parët ata ish-të përndjekur që janë ende gjallë.
Qeveri pune, jo qeveri klubesh.
Qeveri qe punon, jo qeveri qe ben festa.
Qeveri me kulture, jo qeveri antikulture.
Qeveri di te degjoje, jo qeveri qe te vret.
Kjo eshte qeveria e Rilindjes, qeveri qe punes i ka gjetur njeriun, jo njeriut punen.
Dhe ministri Erjon Veliaj, eshte shembelltyra e kesaj qeverie, shembelltyra e nje qeveritari, qe di te komunikoje, di te degjoje dhe di te jape pergjigjen e duhur.
Erion nese ja arrin te ndertosh nje skeme funskionale pensionesh ke falenderimet e gjithe brezave! Mos u ndal.
I papare Erioni. Komunikim perfekt per cdo ndryshim qe ndodh. Transparence maksimale 🙂
Me vjen mire qe me ne fund po behen ca gjer per se mbari dhe afatgjate
VEliaj po sjell menyren europiane te te funksionuarit te shtetit, Bravo
Kjo eshte nje reforme e domosdoshme sepse sot ne po paguajme 2 here per nje pension
Me te vertete qe eshte shume e nevojshme kjo reforme ne sistemin e pensioneve sepse ky sistem ka degraduar totalisht.
Bravo motra?
thjesht je minister i papare
Kjo reforme eshte me e madhja e bere ndonjehere.
pyeta nje mik ne tirane ,a ste duket ky erjoni si nastradini,jo mu pergjegj nasstradini eshte nxenes perballe erionit
Skema e pensioneve si opsioni a) edhe b) jane qe te marrin me shume nga rrogat tona qe te paguhen pensionistet. pra parate qe dilnin nga buxheti i shtetit do te dalin nga xhepat e personave qe vazhdojne te deklarojne rrogen me ndershmeri.
kjo teme ha shume diskutim, nuk jam kunder nje skeme qe te funksionoje, por informaliteti eshte jashtezakonisht i larte me deklarimi ne pagave. te gjithe njohim miqte tane qe marrin 30.000 nga banka dhe shumen tjeter ne dore. Keta nuk paguajne per skemen e pensionit se “marrin pak”… Te tille ka plot, ka administratore me nga 30,000 lek ne muaj, ka pronare exchange-sh me nga 40,000 lek/muaj, e shuume te tjere.
Me vjen keq tek shikoj qe nga rroga ime, po hiqet:
* nje pjese e mire e rroges nga aplikimi i takses progresive,
* nje pjese e rroges per kontributet shendetesore,
* dhe neser nje pjese e mire e rroges per kontribute shoqerore.
Kjo me ben pesimist duke pare situaten e biznesmeneve, pronareve dhe shume kategorive te tjera qe i shpetojne taksave. Kjo me ben te mendoj per nje zgjidhje ndryshe, alla-shqiptarce, sic e kane zgjidhur keta biznesmenet e administratoret…
kjo reforme eshte reforma me e mire e bere deri me tani!e urojme ministrin Veliaj per lunen qe ben,modelin e shtetit qe po krijon ne bashkpunim me minstrat e tjere si dhe per transparencen e treguar
Do te jete skandal nese kjo reforme kalon pa debat siç e kerkon Erjoni me konsensus; kujt ia tregon konsensusin ai qe u thote njerezeve 40 vjeç sot , po jua nderroj rregullate lojes dhe do te dilni ne pension 67 vjeç? Si mund te jemi ne shqiptaret kaq lepura dhe t’i pranojme keto reforma liberale qe kryhen pa asnje meshire nga ai qe pretendon se ka ne inde vlera te majtesh? ne asnje vend te qyteteruar europian nje reforme pensionesh bazuar ne rritjen e moshes nuk ka kaluar kollaj ne opinion. Shqiptare tregoni se jeni europiane !
Erioni le ti beje eksperimentet ne kavanoz receli dhe jo mbi shpatullat e pensionisteve fukarenj. Deri me tani si kudo edhe tek pensionet vetem eshte vjedhur. Te njejtet hajdut jane duke qendruar atje ku ishin ne poste drejtuese. Mos valle e ndajne prene e hajdutllikut me Erionin dhe te tjere ?????? Nese po , do ju vije radha mos ta kene merak,ne qofte e kunderta le te filloje Erjoni te vere perpara pergjegjesise drejtoreshen e ISSH Vjollca Braho qe vetem ka abuzuar ne keto tre vite. Rilindje me vjollca qe mbajne ere te prishur nuk ka. Ti lere prrallat Erioni.
nje gje kapa ne paragrafin e fundit “Mosha e pensionit per deputete eshte 55 vjec” perse??? Le te jete deputet deri 55 dhe te punoje deri ne 65.
Me reformèn a pèrfitojnè pensionistèt qè janè tani.psh ju thatè qè pensionisti qè sot merr pensionin maksimal24000 mij nè muaj a do ti shtohet nè 27000 mij si pensionistèt qè dalin nè Janar.Pra pèrfitojnè pensionistèt qè janè sot nè pension.
a pèrfitojnè pensionistèt qè janè aktualisht