Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri mori pjesë në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e mjediseve të godinës së Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës.
Ky projekt është bërë i mundur falë bashkëpunimi me njw fonacion, të cilët do të mbështesin Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, në kuadër të misionit për kontributin në shoqëri dhe prioritetit që i është dhënë përgjegjësisë sociale.
Projekti parashikon ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Policisë Rrugore për pritjen e qytetarëve./E.K
