Nis seanca e jashtëzakonshme, Kuvendi voton ministrat e rinj

Leda Hysa
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri.

Mazhoranca po pret që kreu i shtetit të shprehet para seancës për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e kryeministrit Edi Rama formalisht në krye të diplomacisë.

Ndryshimet e fundit në kabinet nuk kanë lënë indiferentë opozitën, e cila si rrallëherë ka regjistruar të gjithë emrat e deputetëve për të folur në Parlament, veprim që sipas mazhorancës, rregullorja nuk ua lejon për shkak se sot nuk parashikohen diskutime, por vetëm votim të dekreteve të Presidentit.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *