Këtë të martë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, hap sot sesionin e 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Guterras do të prezantojë, atë, që duke filluar që sot, do të jetë president i kësaj asambleje për një vit: nigerian Tijjani Muhammad Bande.
Në prag të sesionit të ri, Guterrës u shpreh: “Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ku çështjet e njerëzimit ndërlidhen gjithnjë e më shumë, Asambleja e Përgjithshme është platforma jonë universale për të ndërtuar konsensus për të mirën e përbashkët”.
Sesioni pritet tëhapet me mbledhjen e parë plenare dhe pas një minutë heshtje apo lutje, do të vijohet me fjalimin e Presidentit Muhammad Bande.
Muhammad Bande zëvendëson Maria Espinozën, e cila, në një konferencë shtyp u shpreh e kënaqur me punën e saj dhe të ekipit në lidhje me prioritetet e vendosura një vit më parë.
Ndër të tjera, Espinoza vlerësoi “fushatën globale kundër plastikës, takimin e nivelit të lartë për forcimin e gruas dhe punën për avancimin e axhendës multilalaterale
Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres vlerësoi punën e saj për multilateralizmin dhe afrimin e OKB me çdo njeri.
Më 24 shtator pritet të fillojë Debati i Përgjithshëm. Kryetarët e shteteve të 193 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme do mbajnë një fjalim 15 minutësh. Sipas zakonit Brazili është vendi i parë që flet, pasuar nga SHBA dhe vendet e tjera me radhë.
Përveç fjalimeve, do të zhvillohen edhe pesë samite të nivelit të lartë për klimën, sigurimin shëndetësor universal, zhvillimin e qëndrueshëm, financimin e zhvillimit dhe samiti për zhvillimin e shteteve të vogla ishuj.
Asambleja e Përgjithshme është organi kryesor përfaqësues i Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha 193 vendet anëtare kanë të drejta të barabarta votimi.
Ajo miraton traktate dhe rezoluta, por ato nuk janë juridikisht të detyrueshme.
e.ll./dita
