Nis sezoni, 6 000 migrantë mbërrijnë në Itali

Elton Tafaruci

Rreth 6 000 migrantë kanë mbërritur në Itali që nga dita e martë, ndërkohë që fillon sezoni i kalimeve të detit, njoftoi e alarmuar sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

“Këtë javë, gati të gjithë të ardhurit janë regjistruar në Itali”, njoftoi një zëdhënës i IOM-së, Joel Millman.

Gjithsej, 5 664 të ardhur u regjistruan në Evropë që ditën e martë, nga këta vetëm 174 në Greqi.

“Ndërsa vetëm sot në mëngjes në Mesina kanë mbërritur 357 persona.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *