Kompleksi tek ‘Uji i Ftohte’ me emrin ‘Jon’ do të shembet së shpejti. Sot INUK ka nisur shembja e një pjese të rrethimit të kompleksit, rrethimi i pishinës.
Policia e Shtetit nuk ka lejuar banorët të hyjnë në banesa, ndërsa për 5 ditë sipas një vendimi të qeverisë, banorët duhet të lëshojnë ambientet.
Sipas vendimit të qeverisë, pronarët do të kompensohen me vlerën e plotë që kanë shpenzuar për banesat, ndersa shtohet se afati i përfundimit të shpronësimit është data 28.12.2013./BW
***
Gjika kërkon ndihmën e INUK për shembjen e “pallatit të Bashës”
Bashkia e Vlorës kërkon ndërhyrjen e INUK për prishjen e ndërtimeve nga Uji i Ftohtë tek Tuneli.
Përmes një letre drejtuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Bashkia e Vlorës thekson se INUK duhet të ndërhyjë për ndërtimet që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.
Sipas Bashkisë, kërkesa bazohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.
“Kërkojmë ushtrimin e përgjegjësive të INUK-ut, si institucion në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që me infrastrukturën e vet logjistike të ndërhyjë për prishjen e pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, sipas listës bashkëlidhur, miratuar me VKM nr 1015, datë 27.11.2013 “Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë I Ftohtë-Tuneli, Bashkia Vlorë” thuhet në letrën drejtuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
***
‘Pallati i Bashës’ në prokurori, shkeljen më të rëndë e bëri Gjykata
‘Pallati i Bashës’ përfundon në Prokurorinë e Vlorës, ndërsa zbulohet se edhe gjykata ka dorë dhe është një nga shkaktaret kryesore të këtij krimi në bregdet. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, në cilësinë e kreut të Task-Forcës për Rregullimin e Territorit, i ka referuar me kallëzim penal organit të akuzës nisjen e hetimeve për një sërë shkeljesh e parregullsish ligjore në ndërtimin e “Kompleksit Jon” në pronësi të Xhaferr Isufit, vjehrrit të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Dhe nuk janë pak, por abuzime të frikshme që nisin nga viti 1995 me vendime të Gjykatës së Vlorës, në manipulim sipërfaqesh në bregdet, tek Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ZRPP-ja, AKP-ja, KRRT-ja, INUK, Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë, Zyra Urbanistike. Një dosje e plotë me rreth 49 faqe material të konspektuar, ku të gjitha institucionet kanë dorëzuar dokumentacionet dhe është kryer verifikimi i tij. Më parë, INUK kishte bllokuar pallatin në Ujin e Ftohtë bashkë me policinë, por banorët e çuan në gjykatë dhe kjo e fundit hoqi bllokimin. INUK bëri rekurs në Apel, por kjo e fundit ende nuk ka dhënë një vendim. Paralelisht Ministria e Brendshme hetoi shkeljet e zyrtarëve që shtrihen në një periudhë më shumë se 17 vjeçare. Zbatimi është bërë nga subjekti ndërtues shoqëria “G.B-A KONSTRUKSION”
Shkeljet
Në dosjen e përgatitur theksohet se janë gjetur shkelje shumë të rënda nga zyrtarët vendorë dhe qendrorë. Nga drejtësia deri tek administrata, ku edhe deti është shndërruar në sipërfaqe tokësore, ka mbivendosje prone, është ndërtuar mbi lejen dhe janë dhënë hipotekat dhe lejet e shfrytëzimit në mënyrë të paligjshme. Të paktën 20 zyrtarë dhe ish-zyrtarë mund të jenë nën akuzë së shpejti, nëse akuzat provohen. Prokuroria ka bërë regjistrimin e dosjes ditën e djeshme dhe pritet të caktohet
prokurori i çështjes. Siç sqarohet në relacion, shkeljet vërehen që në shtimin e sipërfaqes së pronësisë nga 1 mijë, në 1600 metra katrorë dhe për më keq, zbritja deri në det më pas nga blerësit e truallit. Familja Ndini ia ka shitur Xhafer Isufit dhe ortakut të tij tokën në bregdet dhe më pas është ndërtuar kompleksi 8-katësh, kur në fakt ishte vetëm 5 kate gjithsej. Leja është nxjerrë në vitin 2010, edhe kjo me procedura antiligjore, kurse ndërtimi nisi menjëherë duke anashkaluar të gjitha institucionet. Për më keq, institucionet vendore kanë mbyllur njërin sy duke lejuar ngritjen e objektit, madje edhe duke ndihmuar në falsifikimin e dokumentacioneve. Por mbi të gjitha, është thyer një ligj i vjetër i 1994, ku ndaloheshin ndërtimet në bregdet.
Të denoncuarit
Ndjekje penale është kërkuar për kryeinspektorin dhe disa inspektorë të Inspektoriatit Ndërtimor dhe Urbanistik, Bashkia Vlorë, që nuk kanë ushtruar funksionin e kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës. Inspektorët kanë lejuar më shumë se 1 mijë metra ndërtim nga leja e dhënë nga Bashkia, ku përfshihet shtesë ndërtimi, një pishinë dhe një parking. Por kallëzimi shkon edhe me tej, duke prekur gjykatësit. Sipas relacionit, është kthyer një pronë në bregdet në kundërshtim me parashikimet ligjore, është bere rritja fiktive e sipërfaqes së pronës, duke konkluduar që pronarët të merrnin sipërfaqe edhe në det. Më tej, edhe Zyra e Urbanistikës nuk ka kryer verifikimet e duhura për ta penguar. Kurse ZRPP-ja as që ka marrë parasysh shkeljet për hipotekimet dhe legalizimin e pronës, teksa janë lëshuar leje shfrytëzimi dhe përdorimi, po në mënyrë të kundraligjshme. Kurse Komisioni i Kthimit të Pronave ka bërë edhe ai një ngatërresë në procedurë. Kulmi ka qenë pranimi nga gjykata i një akt-ekspertimi ku deti kthehet në tokë dhe më keq akoma, në pronë të një individi. “kërkohet që të merren nën akuzë ata që kanë përgatitur aktet e ekspertimit teknik për Gjykatën, së bashku me trupin gjykues, i cili ka lejuar një veprim të tillë”, thuhet në relacion.
Në lidhje me sa më sipër, është konstatuar se:
KRRT e Bashkisë Vlorë, me vendimin nr. 5 datë 17.08.2010 ka vendosur:
(pika 5) Miratohet Detyrë Projektimi dhe Studimi Pjesor për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4 + papafingo – kate në lagjen “Uji i Ftohtë”, me autor Renato Barbullushi.
(pika 6) Miratohet shesh ndërtimi për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4 kate + papafingo në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në perëndim të rrugës “Aleksandër Mojsiu”, me pronar trualli Xhuvi Serxhi e Xhafer Isufi.
(pika 7) Miratohet leje ndërtimi për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4 kate + papafingo në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në perëndim të rrugës “Aleksandër Mojsiu”, me subjekt ndërtues “GBA Konstruksion”.
Leja e Ndërtimit Nr. 5/6 dhe 5/7, datë 17.08.2010, për objektin: “Godinë banimi dhe shërbime 1,4,5 kate + 1 kat papafingo dhe 1 kat nëntokë dyqane” me pronarë trualli Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi.
Më datë 28.09.2010 është lëshuar Formulari nr. 2 (formulari i sheshit të ndërtimit), sipas të cilit:
Objekt: Godinë banimi dhe shërbime 1-4-5 kate + papafingo, + 1 kat nëntokë dyqane në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Investitor: Xhuvi Sharxhi, Xhafer Isufi
Sip. e sheshit : 1663 m2
Sip. ndërtimi : 1098
Koeficienti i shfrytëzimit të territorit: 66%
numri maksimal i kateve: 6 (gjashtë) kate
Po më datë 28.09.2010 është lëshuar Formulari nr. 4 (formulari i lejes së ndërtimit), sipas të cilit:
Objekt: Godinë banimi dhe shërbime 1-4-5 kate + papafingo, + 1 kat nëntokë dyqane në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Duke pasur parasysh legjislacionin specifik në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, në lidhje me ligjshmërinë e lejes së sheshit/ndërtimit dhe zbatimin e objektit, vihet re se:
-Në territorin në fjalë është ende në fuqi Plani i Përgjithshëm Rregullues i miratuar nga KRRTRSH në vitin 1996. Sipas këtij plani, në territorin në fjalë nuk lejohen ndërtime, pasi kjo zonë është cilësuar si Zonë Plazhi.
-Nuk ka një Studim urbanistik pjesor, në zbërthim të Planit të Përgjithshëm Rregullues të vitit 1996, madje nuk u disponua asnjë studim urbanistik pjesor konkret.
-Po ashtu, në territorin në fjalë nuk lejohen ndërtime as sipas Studimit Urbanistik të Qendrës së Qytetit Vlorë, konkretisht zonës Skelë – Tunel, studim ky i miratuar në vitin 2004 nga KRRTRSH.
-Me vendimin nr. 1 datë 23.06.2004 të KRRTRSH “Për miratimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës”, është vendosur (pika 1) miratimi i studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës, sipas planimetrive bashkëngjitur, ku të pasqyrohen vërejtjet sipas lidhjes 1, bashkëlidhur vendimit.
-Sipas Lidhjes 1, “Konkluzione teknike për studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës”, pika B “Pjesa bregdetare dhe sheshi në Skelë”, është vendosur që të mos betonohet bregu dhe të rishikohet shëtitorja bregdetare.
-Po sipas këtij studimi, i gjithë territori në anë të djathtë të aksit Skelë-Tunel nuk do të ketë ndërtime.
Ka mospërputhje të theksuar mes aktit administrativ, Vendimit nr. 5 datë 17.08.2010 të KRRT Bashkia Vlorë, pikat 5, 6, 7 dhe Formularëve nr. 2 dhe nr. 4.
-Me aktin administrativ, Vendimi nr. 5 datë 17.08.2010 të KRRT Bashkia Vlorë është vendosur që Detyra e Projektimit dhe Studimi Pjesor, miratimi sheshit të ndërtimit dhe miratimi i lejes së ndërtimit të jenë për një objekt 1-3-4 kate + papafingo dhe jo për një objekt 1-4-5 kate + papafingo, + 1 kat dyqane nëntokë.
-Është bërë ndryshimi i sipërfaqes së truallit, sipërfaqe e cila nuk përputhet me atë faktike në terren
-Zbardhja e lejes së miratimit të destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, si dhe lejes së ndërtimit, është bërë për 1 (një) kat më shumë, duke shtuar edhe një kat nën tokë dhe dyqane, të cilat nuk janë miratuar në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë.
-Gjatë zbatimit të objektit në kundërshtim me lejen e ndërtimit, është përvetësuar prona publike, duke shkelur vijën bregdetare në brendësi të sipërfaqes së detit, duke realizuar sistemime me mure rrethuese, platforma b/a, hapësira rekreative dhe parkimi. Objekti nuk ka një leje shfrytëzimi të miratuar nga organi kompetent.
Në lidhje me mënyrën e zbatimit të lejes së ndërtimit;
Nga konstatimet në terren është konstatuar se:
Pozicionimi i rrugës hyrëse në objekt, është realizuar në kundërshtim me Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit. Konkretisht, rruga hyrëse e objektit, është realizuar paralel me faqen veriperëndimore të objektit, ndërsa është miratuar me distanca (4.1 m) dhe (7.3 m) nga faqja e objektit.
Në kundërshtim me Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit, është realizuar Pishinë në anën veriperëndimore të objektit.
Në kundërshtim me Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit, si dhe me Projektin e miratuar nga K.Rr.T. e Bashkisë Vlorë, është realizuar një volum 1-kat (me sip. Rreth 45 m2), ngjitur me faqen jugperëndimore të objektit.
Në anën veriperëndimore dhe jugperëndimore të objektit është realizuar një shesh i sistemuar, i cili del jashtë kufirit të pronës, të përcaktuar në Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit.
Në anën verilindore të Sheshit të Ndërtimit, të miratuar për objektin në fjalë, është realizuar pa leje një shesh (vendparkim automjetesh) me dimensione rreth (30m x 31m), i shtruar me pllaka.
Krahasuar me projektin e miratuar, faqet juglindore, verilindore dhe veriperëndimore të objektit nuk janë zbatuar sipas projektit të miratuar.
Nga matjet[1] e kryera në mënyrë të përafërt, në sheshin e objektit të ndërtuar është konstatuar:
Sipërfaqja e njollës së objektit rezulton rreth 1240 m2.
Sipërfaqja e sistemuar përqark objektit (pa përfshirë sipërfaqen e njollës së objektit) rezulton rreth 2390 m2.
Sipërfaqja totale e territorit (sipërfaqja e njollës së objektit+sipërfaqen e sistemimeve) është rreth 3630 m2.
Duke iu referuar sipërfaqeve të përcaktuara në sheshin e ndërtimit dhe në projektin e miratuar nga KRRT e Bashkisë Vlorë, rezulton:
Njolla e objektit është me sipërfaqe 1089 m2
Sipërfaqja e sheshit të ndërtimit (brenda kufirit të pronës) është 1663m2.
Për sa më sipër, konstatohet se sipërfaqja totale e sheshit e realizuar nga subjekti ndërtues e tejkalon sipërfaqen e sheshit të miratuar nga KRRT.
Gjithashtu, në anën Veriore të objektit të miratuar (jashtë territorit të sheshit të ndërtimit), është realizuar edhe një shesh tjetër (rreth 930 m2), i shtruar me pllaka, me funksion vendparkim automjetesh,i cili komunikon me sheshin e sistemuar të këtij objekti.
Pranë INUK-sektori Vlorë, është depozituar një ankesë nga shtetasi Luan Toto, në të cilën pretendohet së sheshi i ndërtimit të objektit të miratuar ka hyrë në truallin e banesës së ankuesit, që ndodhet në anën verilindore të objektit të zbatuar nga subjekti “G.B-A. KONSTRUKSION”.
Konstatimi për çështjen
Ashtu siç u analizua edhe më lart rezulton se si pasojë e mosrespektimit nga ana e disa organeve kompetente shtetërore të procedurave ligjore dhe detyrave të caktuara me ligj është ndërtuar dhe regjistruar duke i kaluar në pronësi dhe subjekteve të treta një objekt;
-në një zonë në të cilën nuk lejohet ndërtimi,
-në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit,
-jashtë hapësirës tokësore (në det) dhe
-pa një certifikim ligjor të sigurisë së përdorimit të këtij objekti (pa leje shfrytëzimi).
Shkelja e Gjykatës
– Duke i konsideruar veprimet dhe mosveprimet e subjekteve administrative të cilët kanë marrë pjesë në procedurat për kthimin dhe kompensimin e pronës (komisioni) si edhe ata që kanë përgatitur aktet e ekspertimit teknik për Gjykatën së bashku me trupin gjykues, i cili ka lejuar një veprim të tillë, si mosveprime të kryera me dashje direkte, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe që i kanë shkaktuar shtetit një dëm real dhe konkret, kërkojmë nga ana juaj fillimin e ndjekjes penale për veprën penale të parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve
- Në regjistrin hipotekor nr. 2955 dt 7.10.1996 është regjistruar vendimi gjyqësor nr. vendimi 2304 dt 3.09.1996, ku një nga trashëgimtarët e pronarëve të mësipërm ka kundërshtuar vendimin e KKKP të Bashkisë Vlorë me pretendimin se kufijtë e përcaktuar nga komisioni janë të sakta, por sipërfaqja nuk është 600 m2 por më e madhe. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën e paditësit Vangjel Ndini. Gjykata ka njohur dhe kthyer tashmë një sipërfaqe të përgjithshme 1663m2 trualli, pra një sipërfaqe 1063 m2më të madhe se sipërfaqja e dhënë nga Komisioni i Kthimit, edhe pse shprehet se kjo sipërfaqe ndodhet brenda kufizimeve të vendimit të Komisionit. Harta treguese e pronës bashkëngjitur vendimit pasqyron ndryshimin jo vetëm të sipërfaqes por edhe të kufijve që ndryshon pozicionimin e pronës. (bashkëlidhur fleta e regjistrit dhe dokumentacioni përkatës)
- Në regjistrin hipotekor nr. 418 të vitit 2009 është bërë regjistrimi i dëshmive të trashëgimisë të të tre vëllezërve (bashkëlidhur fleta e regjistrit).
- Në regjistrin hipotekor nr 426 të vitit 2009 është regjistruar kontrata e shitjes ku 24 trashëgimtarët Ndini ia kanë shitur pronën e tyre prej 1663 m2 shtetasve Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi (bashkëlidhur fleta e regjistrit). Nga ana formale kontrata duket e rregullt.
- Pas kryerjes së këtyre veprimeve, pala e interesuar ka aplikuar pranë ZRPP Vlorë në vitin 2009 dhe ka marrë vërtetim pronësie dhe hartë treguese për pronën e regjistruar.
- Ky dokument pronësie është dorëzuar nga pala në bashkinë Vlorës për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave për marrje leje ndërtimi.
- Shtetasit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi tashmë pronarë të tokës janë pajisur me leje ndërtimi nr. 517 dt 17.08.2010.
Bashkia e Vlorës ka përcjellë dosjen për regjistrim në ZRPP Vlorë të objektit më datë 26.12.2012. Nga ZRPP është kryer regjistrimi brenda ditës më datë 27.12.2012.

Zoti Rama ose te nderuar gazetaret te DITES. Doja te parashtroja nje problem te qytetit te Fierit. Ne lagjet Kryengritje dhe 11 Janari po punojne ne menyre te padrejte dhe jashte kushteve te mjedisit disa poceri ose fabrike qeramike te cilat furnizohen me gaz dhe pjekine produketet e tyre. Jane mbi 500 familje qe po vuajne nga ndotja e ketyre bizneseve te cilat clirojne eren e gazit dhe te tymit. Pronari ne fjale eshte nje militante i se djathtes dhe ka filluar dhe te djegi goma mu ne mes te lagjeve. Keto biznese jane ngritur ne mes te lagjeve te rrethuara me banesa , pallate. Njerezit ankohen ne bashki por nuk japin zgjidhje pasi personi zoterues eshte sic e thashe i lidhur me te djathten pluse qe lane dhe frike te shprehen. Po gjej rastin e vetem per zgjidhje. Ju lutem te na ndihmoni.
Tani ta filloje nga Durresi, pasi bregu i detit kwe Vollga ka marre fund. T’i fusi nje te prishur ndertesave te qelbura qe ka bere Dako & Co. Atehere them qe vertet qeveria po ben pune.
Mjer ai qe investon,te blere nje hyrje ne bregdet, se sot investon e neser i prishet!
Po cfar faji kan qytetaret,ku i korruptuari dhe abuzuesit me ligjet e shtetit nuk kan zbatuar rregullat!Shteti mundet ti likujdoje ne shumen e vleres,por duhet denuar dhe gjobitur fajtoret!
A do te ndodhe dicka e tille??
beni .Pse shqetsohesh .Njerzit qe kane mend dine se cbejne para se te blejne dicka .Une kam familjare te mi qe kane vite qe banojne ne pallate te ndertuar ne afersi te buze se detit .Para se ti blinin nuk shkuan tek hajdutet dhe kriminelet. Shkuan dhe pronotuan shtepi tek pronare te ndershem.Kjo historia e Lulit ka 3 vjete qysh kur filloje te ndertoje e te ndryshoje projektin vite per vite.Ka leje nuk ka leje.Ore bertisnin ne Vlore ceshtje kjo qe po ndertohet ne kundershtim me llogjiken urbane Sheeeeeeeee.Eshte Luli nga mbrapa ……… PO na plaaaaaaaaaaa. Shfrynin vlonjatet .
Mos u qani hallin Pdistave .Thoshnin ushtaret Blu . Kane per ti marre te gjitha zonat prrallore te Vlores .Ju Vlonjatet do tu beni sehire. Keshtu diskutohej ne plazhe e klube sa here shikonin Pallatin e Perandorit Lulush .
beni .Nuk eshte vetem ky ne Vlore .Do prishen dhe shume ndertime te tjera qe jane miratuar nga te korruptuarit . Jep voten dhe fonde per PD e nderto cte duash .Nje miku im qe me dhemb shume, ka bere dicka me te bukur se Luli .E porositem disa here se kuptuam qe kishte perfshire me shume teritor nga ajo qe kishte ne pronesi .Jo ngulte kembe .Ketu ka qene gardhi me kallemba .Mire e dime se aty laheshim dite per dite kur ishim te vegjel.Cdo behare shikonim qe gardhi i kallembave po zaptonte siperfaqe te reja. Nuk na degjoje dhe tani eshte mbyllur si Oso Kuka i tmerruar me shprese se mos behet ndonje devijim gje qe eshte e pa mundur. Dhe si ky jane dhe te tjere qe e filluan me nje barange dhe tani atje shikon ambjente dhe pallate gjigande.
Do thuash po perse te hidhen ne dete gjithe kjo pasuri .Mos u qaje hallin .Jane para qe jane fituar me rruge te pa drejta.Ato qe vodhi tek rruga e Kombit zoti e denoje .Jo kete pallat por dhe shume te tjera do ti vijne nga pas .Populli do Drejtesi e jo ta tallesh me qe more pushtetin te prishesh te ardhmen e brezave per te jetuar pushtetaret si Perandore .Sa gezoje Dulla do gezojne dhe keta hajdute e kriminel .I zente dhe i ndjekte kembe mbas kembe kudo qe te jene buka e djersa e popullit fukara .Ky lloje kapitalizmi alla Salushjani nuk ecem perpara me regullat qe ata vune . Te groposet qe te behem popull dinjitoz brenda Evropes.
Po o beni do paguhen bleresit e shtepive qe kane blere. Rri i qete ti mos e vrit mendjen.e tha qeveria qe do ju kthehen paret bleresve.
bravo qeveria, keshtu duhet te vazhdohet dhe ndaj sistemit te drejtesise duke filluar nga Nishani qe nishan eshte
bravo. qeveria
Se pari problemi eshte kapur si duhet. E dyta duhet shperblyer sejcili qe ka humbur parate,por jo ne dem kolektiv,por ndaj atyre qe kane bere para ne kete rast. Pra shkaterrimi te shoqerohet edhe me marrjen e vlerave,qe u kane qytetareve ,ne te gjithe format. Ky duhet te jete shteti,se kemi 23 vjet qe vetem deme e vjedhje behen. E fundit o njerez mos bini preh e ketyre faqezive,qe po ja shtojme vlerat vete,sepse parate e popullit kane shkuar ne firmat piramidale,ne betone kot duke u hedhur ne det,etj. Kemi shume kusure. Mos t`i leme ta majmen ne kurriz te popullit keta lloj sharlatanesh. Urojme qe te kthehet e mbara per kete vend.
Fillim i mbare per te tjera gjera edhe me te mira. Nese nuk veprohet fuqishem tani, kur nderkohe eshte shume vone, me vone nuk do te kete me kohe per te permiresuar gje pasi Shqiperine do ta kete marre lumi. Kush ka investuar ne vend te gabuar le te vuaje pasojat e budallallekut te tij.
Komedi po ndodh, Shpetim Gjika qe i ka dhene lejen, ben sikur kekron leje per ta prishur ate pallat te ndertuar me leke krimesh. Po ai drejtori i hipotekes qe e ka hipotekuar prse nuk arrestohet, e te i behet ngarkim vlera e demshperblimit atij, Gjikes e kujtdo qe ka dore ne kete pazar. perse duhet te demshperblehen nga taksat tona, akoma do paguajme ne te mjeret krimet qe bejen ata? Sekuestrohuni vila, toka, shtepi madjhe edhe :”zogjte” e grave e vajzave atyre hajduteve qe kane shakterruar jo vetem Vloren.
Iku dhe pallati i Lulkes. Kaq e pati