Nis shpërndarja e fletëve të votimit në KZAZ-të e rretheve

Elena Tase

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e fletëve dhe kutive të votimit për 30 qershor nga KQZ-ja për në KZAZ-të. Deri më tani fletët e votimit  janë shpërndarë në qytetin e Vlorës, Fierit, Krujës dhe Elbasanit. Shqiptarja.com mëson se në qytetin e Krujës dhe në qytetin e Fierit fletët e votimit kanë nisur shpërndarjen që ditën e shtunë.  Ndërkohë që pritet  të shpërndahen në të gjitha qendrat e KZAZ-ve në qarqet e vendit. Procesi transportimit të bazës materiale zgjedhore logjistike për t’u shpërndarë nga KQZ në çdo KZAZ do të kryhet në bashkëpunim me Ministrinë  e Mbrojtjes.

Në Shqipëri kanë ardhur 3 606 815 fletë votimi. Fletët për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 60 milion lekë.

Kjo procedurë vjen në një moment mjaftë të tensionuar, ku opozita e vendit vijojnë të paralajmëroi se do të pengojë me çdo kusht zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa edhe presidenti Meta ka deklaruar se dekreti i tij për shfuqizimin e zgjedhjeve është në fuqi dhe data e zgjedhjeve është e pavlefshme.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *