Dukagjini ka qenë zona e parë me të cilën nisi punën pasdrekën e së shtunës KZAZ nr 2 në Shkodër për shpërndarjen e bazës materiale për 13 qendrat e votimit. Pasi u emëruan komisionerët, procesi u zgjodh të nisej me këtë zonë të thellë malore për shkak të largësisë, me qëllim që të mos rrezikohet procesi i së dielës.
Kryetari i qendrës së votimit Theth Lekë Shkafja thekson se gjithçka eci normalisht dhe nuk beson që edhe ditën e votimit të ketë problematika.
Deri në mesnatë pritet të mbyllet ky proces edhe për qytetin e Shkodrës me të gjitha qendrat e votimit.
