Nis sot “EURO 2020”, hiti i shqiptarit Ermal Meta si kolonë zanore në ndeshjen hapëse Itali-Turqi

J L

Pandemia e koronavirusit e shtyu ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në Evropë për EURO 2020 dhe rikthehet sot me premtimin e një spektakli të garantuar.

Tashmë është gjithçka është gati. Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ndeshja hapëse do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.

Një tjetër ngjarje e veçantë për ne shqiptarët është se në startin e kampionatit evropian të futbollit, do të jetë edhe një bashkëkombës i yni.

Këngëtari Ermal Meta do të shoqërojë si kolonë zanorë me me hitin ‘uno’ në stadiumin olimpiko të Romës në ndeshjen hapëse Itali-Turqi

Në skenë do të ngjitet këngëtari me famë botërore Andrea Boceli, ndërsa zëri i Ermal Metës do të shoqërojë  rrëfimin e SKY Sport pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi.

Kënga UNO flet për një udhëtim me fjalë dhe muzikë që shkon në çdo fushë futbolli dhe tregon se ku nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.

Në kampionatin europian të futbollit do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë Wembli.

Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në stadiume, vendim që mori UEFA. Nesër në mbrëmje në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID , janë vaksinura ose kanë një test negativ COVID.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
    • vetëm për edoganin nuk pati vënd në stadiumin e romës??
      asnjë politikan italian nuk pranoi të qëndronte në krah të tij!!
      ndoshta do ishte mirë të çonim këtë tonin se ky e ka gjyshen nga një port i venecies!!

    • Vi ha scoreggiato la mente Ramuti,
      che ama molto gli hajduti,
      Per di piu ha in mano le reni della nostra vita
      e non vediamo una via d’uscita
      con un spinello tra le dita canto questo canzone scrita da mia madre Drita,
      ti amo e ti amero mama per tutta la vitaaaaa

  • Duke par se si funksionon sot media shqiptare dhe me cfar tipash te cilet nuk jan te kenaqur me asgje qe irrethon jeten ,te perditeshmen e tyre ,te pakenaqur me ate Status-Quo te tyre , qe nuk duan ta njohin Realitetin
    kam vendosur te Refuzoj cdo debat ,per arsyen e thjeshte sepse nuk perben sens .

    anticensura eshte tashme i njohur ktu ne cdo Debat .
    Ai vallzon ne cdo rast Vals ne te kundert te asaj qe Vallzohet Valsi .
    Mondi i Drites , vjen me nji varg ne italisht qe mua me tingellon ha-ha Greqisht .

    Un mendoj, me pare duhet te njohesh Realitetin se te
    qitesh nga goja Brockulla .

    [Ndersa Ermali shkelqen ne Itali , ka ca tipa qe i qisin trut tym ne Shqiperi . ]

    then kjo shqip .

  • Duke par se si funksionon sot media shqiptare dhe me cfar tipash ,ke te besh , te cilet nuk jan te kenaqur me asgje qe i rrethon jeten ,te perditeshmen e tyre ,te pakenaqur me ate Status-Quo te tyre , qe nuk duan ta njohin Realitetin
    kam vendosur te Refuzoj cdo debat ,per arsyen e thjeshte sepse nuk perben sens .

    anticensura eshte tashme i njohur ktu ne cdo Debat .
    Ai vallzon ne cdo rast Vals ne te kundert te asaj qe Vallzohet Valsi .
    Mondi i Drites , vjen me nji varg ne italisht qe mua me tingellon ha-ha Greqisht .

    Un mendoj, me pare duhet te njohesh Realitetin se te
    qitesh nga goja Brockulla .

    [Ndersa Ermali shkelqen ne Itali , ka ca tipa qe i qisin trut tym ne Shqiperi . ]

    then kjo shqip .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *