Në ishullin e Kretës nisi sot rreth orës 10 takimi i dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, bisedime që synojnë të zgjidhin problemet më të mëdha mes dy vendeve.
Në takim do të diskutohen çështje që janë miratuar paraprakisht prej dy Ministrive të Jashtme ku renditen probleme teknike, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të të dy vendeve, siç është pulla apostile, çështja e patentave, apo teksteve shkollore.
Në Athinë e dinë shumë mirë se dy çështjet kryesore në axhendën e palës shqiptare është heqja e ligjit të luftës dhe reduktimi ose heqja e tarifës konsullore për çdo dokument që merr çdo shtetas shqiptar ose emigrant në Greqi.
Do të diskutohet për një marrëveshje të re për çështjen e detit, çështjen e varrezave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, traktatin e ri të miqësisë mes dy vendeve, por edhe probleme të bartura historike, siç janë ligji i luftës apo problemet e pronave në të dy anët e kufirit.
Ndërkohë që nuk ka njoftim nëse palët do të diskutojnë për temat e ashtuquajtura tabu për palët, siç është çështja çame apo kërkesa greke për zgjerimin e zonave minoritare në Shqipëri.

eh sa të varfër që jemi në mëndje!!
çështjet tona janë:
– tarifat konsullore
-dhe pronat
-pullat apostile
-patentat
-tekset shkollore
dhe për këto cingra mingra greku na kërkon,ne i japim mundësinë të na!
-marrë 500 km2 hapsirë detare
-të na i bëjë shqiptarët minoritarë gërk,të paktën gjysmën
-të na i mbushë këtë gjysëm me varreza të ushtarëve të tij që janë vrarë dhe në kretë e qipro
-të mbajë ligjin e luftës
e kështu me rradhë!!
dhe ne duam të shkojmë përpara!!
hale berishjanët,mut ramistat!!
megjithëse një popull bythet nuk mund të prodhojë më mirë se kaq!!
shikoni kur të dalin ata që do ta mbrojnë “agjendën shqiptare”,ata që e shesin shqipërinë për një pullë apostile a për një patentë!!
me frike e ndjekim po gazeta e ka ne terezi, do sesacionin
nuk ka asnje tabu . tabu eshte kur nje lloj kafshe komenton ketu; (çudi si lejohet) me shprehjet “janulles me sqepar kokes” dhe po janulles, me ofendime monstruoze, nen nick name-n, “harixhivogllu” . ps. ne fakt eshte sulm preJ ushtareve te kamufluar te isis-it, kunder.. KRISHTERIMIT .
po ta mendosh mirë, shqiptarë nuk ka, të gjithë jemi gërkë!!