Ministria e Shëndetësisë nisi sot fushatën e vaksinimit të personelit shëndetësor. Vaksinimi i mjekëve po kryhet për sëmundjet infektive.
Ministri Ilir Beqaj theksoi se vaksinimi falas do të bëhet për 13500 mjekë e infermierë.
Vetëm në qytetin e Durrësit do vaksinohen 400 mjekë dhe infermierë. “Fushata bëhet për parandalimin e sëmundjeve tek mjekët”, u shpreh Beqaj.
