Pas gazetarëve, menjëherë rrafhën e kanë efektivët e policisë për të marrë injeksioni e anti – covid. Ky proces vaksinimi nisë nga stadiumin Air Albania ndërsa lajmin e bënë të ditur Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në Berat.
Në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në stadium Ministrja Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin ndërkohë që nga totali i vaksinimeve të bëra mbi 100 mijë janë gjyshe dhe gjyshër.
