Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi këtë të martë shortin në organin qendror të akuzës për efekt të procesit të Vettingut.
Nga shorti janë përzgjedhur 15 dosje për tre prokuroret e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koçaj, Artur Selmani dhe Sokol Stojani.
Arqile Koçaj ishte një prej ish-kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, ndërsa sot është kreu i Njësisë së Dekriminalizimit në institucionin qendror të akuzës.

