Sot nis viti i ri shkollor. Janë 392 mijë nxënës që do të ulen në bankat e shkollës, nga këta 27 mijë vogëlushë do të ulen për herë të parë.
Për të shmangur tarfikun e rënduar në këtë ditë, policia në bashkëpunim me DAR ka ndërmarrë një plan masash.
Ministrja Nikolla ka përcjellur urimet me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor për nxënësit, fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit.
Me prioritet, tha Ministrja, do të shihen fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit që japin mësim në shkollat në zonat e thella rurale.
