Nga dita e sotme, tarraca e Bashkisë së Tiranës do t’i ngjajë një kopshti të gjelbëruar me bar e pemë. Në simbolikë të Orës së Tokës, një nismë botërore kundër ndryshimeve klimatike që mbahet çdo 19 mars, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “Ecovolis”, ka nisur nga godina e saj zbatimin e nismës “Çatitë e gjelbra”, e cila më pas do të shtrihet në gjithë qytetin. Për këtë qëllim, tarraca e Bashkisë së Tiranës ka nisur të shtrohet me një tapet bari dhe pemë dekorative.
Punimet janë ndjekur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka deklaruar se ky projekt synon që t’i vijë në ndihmë gjelbërimit të qytetit, uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, si dhe kursimit të energjisë që përdoret për ngrohjen dhe ftohjen e godinave.
Ai bëri të ditur se projekti do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të Tiranës, duke filluar nga zona e rrugës së “Kavajës”.
“Bashkia do të mbështesë projektin për të kthyer sa më shumë tarraca ekologjike, në lulishte mbi sipërfaqen e tokës. Është diçka që ndodh në vende të tjera që kanë problematika më të mëdha me ndërtimet. Edhe Nju Jorku, Londra e shumë qytete të zhvilluara, i kanë bërë tarracat e gjelbra për t’i hapur ndaj publikut. Mezi pres që të kemi shumë prej këtyre tarracave të gjelbra në Tiranë”, shtoi kryebashkiaku Veliaj.

Dhe mbi ate tarrace gjelberimi te projektohen godina 3-4 kate me leje ndertimi.Te kete rruge per kembesoret,bicikletat dhe karroca me gomer e pa gomer.
Leri, ato ,po pastro lanen se po permbytemi nga ura Te pallati me shigjeta deri Te unaza .
Nismat e z veliaj jane te mrekullueshme por, eshte mire qe Tiranen nuk duhet t’a konceptoje vetem si “Sheshin Skenderbej” apo liqeni artificial i tij .
Rruget e bicikletave per ne QTU e me gjate …per ne TEG,
per ne kodrat e liqenit …Kombinat e deri ne Kamze …Fresku jane mese te domosdoshme sot.
Eshte edhe nje oaz i papare i magjishem ne fshtin e vjeter te Sharres …sot pakkush e di qeaty ka qetsi, gjelberim , rezervuar me uje e peshq per peshkim,dhe mbi te gjitha ajer te paster ne mes te pishave e bredhave.
Perkohesisht lere qendren, mendoj une dhe tendenca te jete per te nxjerre njerezit jashte qytetit.deri edhe ne Peze e Petrele, perla te natyres Tiranase .