Policia ironizon duke e titulluar komunikatën për këtë çështje “E kanë niur mbarë…”
Gjermani/“Të porsamartuar” kishin shënuar mbi furgonin e vogël me të cilin kishin vendosur të udhëtonin për të shijuar muajin e mjaltit, por ama rrezikoi të kthehej në shtëpi vetëm ai. Mbrëmjen e së enjtes, rreth orës dhjetë, një grua telefonoi në policinë e landit Bad Hersfeld dhe me një zë të shqetësuar tha se bashkëshorti i saj, me të cilin sapo kishte celebruar dasmën, ishte zhdukur duke e lënë vetëm në autostradën e Kirchheim.
Një pendim i papritur? Kriza e “ditës së shtatë”? Asnjë nga këto të dyja, të paktën nga ajo që u deklarua më vonë zyrtarisht: Burri thjesht ishte nisur pas pushimit duke menduar se e shoqja po flinte e qetë në sediljen e pasme të furgonit. Pasi vuri re heshtjen e saj të gjatë, e kuptoi se nuk ishte aty vetëm dy orë me vonesë dhe 200 km të përshkuara, kur tashmë kishte mbërritur në Braunschweig. Ndërkaq, gruaja që u përpoq më kot të lidhej me të, sepse ai e kishte pasur baterinë e telefonit të shkarkuar. Dhe kështu alarmoi policinë rrugore, që u vu në “ndjekje” të furgonit me emrat e bashkëshortëve dhe shënimin “Të porsamartuar”.
Të dy mundën të përqafoheshin vetëm pesë orë pas stërmundimit në kërkim të njër-tjetrit dhe në orën tre të mëngjesit u larguan nga rajoni i policisë së Bad Hersfeld, kuptohet me urimet më të mira nga agjentët: “… për shumë vite të lumtura përgjatë një ‘rrugëtimi’ që do përshkojnë bashkë”, përfundonte komunikata./D.Gjuzi

Për të qeshur me lot kjo histori ! Hajde burrë hajde! Do ketë pasur ndonjë miting me saliun atje ku vajti dhe harroi gruan pa kaluar as ditet e para te martesës? Shiko kur te harrojë burrin ndonjë ditë majlinda e bregut tonë ,tani që ka marë “jaguar”?