Niset armata amerikane, 12 anije luftarake drejt Sirisë

Leda Hysa

 

Anija gjigante bërthamore USS Harry S Truman, që mban 90 avionë dhe që shoqërohet nga një grup i fuqishëm shkatërrues prej pesë kryqëzorësh dhe destrojerësh, është nisur në drejtit të Evropës dhe Lindjes së Mesme.

Një taks-forcë gjigante prej 12 anijesh luftarake është bërë gati të lundrojë drejt Sirisë në atë që është një prej përqendrimeve më të mëdha të forcës detare amerikane që prej pushtimit të Irakut më 2003, sikurse është mësuar sot.

Besohet se katër “shkatërrues” të tjerë ndodhen tashmë në Mesdhe, në të cilat përfshihen anijet Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon, së bashku me nëndetëset bërthamore, Georgia dhe John Warner.

Vendosja e 12 anijeve luftarake në një mision të vetëm është një përqendrim i forcës luftarake, një prej më të mëdhave që kur gjashtë aeroplanmbajtëse mbështetën pushtimin e Irakut më 2003.

Një gjë e tillë ndodhë ndërmjet tensioneve të larta teksa Donald Trump vijon ta konsiderojë ndërmarrjen e bombardimeve ajrore në Siri si kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz në një qytezë të kontrolluar nga rebelët të shtunën.

Rusia ka kërcënuar se do të rrëzojë çdo raketë që do të lëshohet ndaj forcave të regjimit të Assadit, duke përdorur sistemin e saj të fuqishëm mbrojtës S-400.

Diktatori sirian Bashar al-Assad raportohet se i ka zhvendosur asetet e tij ushtarake në bazat ruse në vend me shpresën se amerikanët dhe aleatët e tyre do të ngurrojnë të bombardojnë pranë forcave të Vladimir Putinit.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • PUSHTIMIT TE IRAKUT …..E DIN KY GAZETARI CDO TE THOTE PUSHTIM DHE CLIRIM NGA NJE DIKTATOR …..JO SMA HA MENJA TA DIJE .. SHOKU ME RROBA DOKU ….PUSHTIM DO TE THOTE KUR NJE VEND SULMONIN NJE TJATER DHE QENDRON NE VENDIN E SULMUAR PER TA VJEDHUR BOSHATISUR PER TA PLACKITUR …SIC BENE TURQIT ME NE SIC BENE ROMAKET ..SC BERI HITLERI ..POR AMERIKANET I KENI PARE NE BAGDAT JU KANE QENDURAR DUKE I VJEDHE IRAKUT PASURINE ….APO E HOQEN QAFE NJE SHIZOFREN NJE PSIKOPAT SI SADAM HYSENI ….NDOSHTA PER JU KRIMINELI SADAM ISHE NJE NJERI DEMOKRAT QE E DASHURONTE POPULLIN E TIJE QE ……QE QE …MJAFT ME DEFORMIMET TE NGJARJEVE ..SHOKE INILIGENTA ….PUSHTIM …. KUR POPULLI I IRAKUT E PRISTE ME LULE ARMIKUN AMERIKAN KY E QUAN PUSHTIM …. JENI KOMIKA …

    • Je komplet i rrjedhur nga trute o Eliot. Iraku sot eshte 1000 here me keq sesa iashte ne kohen e Sadamit. Po ashtu Libia sot eshte 1000 here me keq sesa ishte ne kohen e Kadafit. Te duket ty se keta diktatore u permbysen per te miren e popujve te tyre?! Me kete mendje zogu qenke vertet per te qare hallin. Pse nuk sulmohet Arabia Saudite qe eshte nje vend antidemokratik ne te gjitha drejtimet?! Etj etj. Qenke per te qare hallin. Tu deshkan disa mijera ore studime qe te arrish ne nje fare niveli per te kuptuar gjeopolitiken. Dhe si te gjithe budallenjte je i pari qe do te japesh mend!!!

  • Llogjika jote e manget z katarakt eshte se Amerika qenka pergjegjese e duhet ta bente Irakun me mire nga çishte me pare dhe Irakianet a shqipetaret a popujt e tjere qe jane ndihmuar duhet te rrine duarkryq?Nuk jane vetem shqipetaret qe sdine te bejne shtet ne bote o flori,ju dhe ca te kallepit tend ini mosmirnjohesit me te medhej,por ju e doni shqiperine nen sundimin Serb a Turk e te kenaqeni u kane plasur syte e skini lexuar dy rreshta per historine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *