Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, niset për trajtim të specializuar në Turqi.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama pak minuta më parë nëpërmjet një statusi në Facebook.
“Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion-ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll. Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë ”,- shkruan ai në Facebook.
Vogëlushja nga Peqini, u dogj në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar.
Pasi u njoh me rastin, Rama ka ndërhyrë për të siguruar një kurim më të specializuar për të.
