Një 25-vjeçar rezulton i humbur prej ditës së djeshme, ndërsa ishte nisur për alpinizëm në malin e Dajtit, në Tiranë dhe familjarët thanë se nuk arrijnë dot kontaktet me të në telefon.
Këta të fundit kanë njoftuar policinë e kryeqytetit, pasi nuk kishin mundur të lidheshin me djalin e tyre, Paris Prifti. Pas lajmërimit, policia ka nisur kërkimet nga terreni dhe nga ajri, në bazë të të dhënave të familjes për destinacionin e alpinizmit.
Dyshohet se shkaku kryesor i humbjes është moti i keq me shi që ka përfshirë atë zonë gjatë ditës së djeshme. Kërkimet janë përqendruar kryesisht në zonën e thellë dhe malore të Dajtit, ku shumë të rinj bëjnë alpinizëm.
