Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar bashkëpunim rajonal për sigurinë. Duke folur në konferencën e 7-të të Shefave të Mbrojtjes së Ballkanit, Nishani tha se duhet përmirësuar bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
“Besoj shumë se integrimi euroatlantik ashtu edhe integrimi rajonal janë instrumentat më të çmuar për arritjen e objektivat për të gjitha vendet tona. Po të hedhësh një vështrim për sigurinë ndërkombëtare vihet re se kjo çështje ka marrë një dimension tjetër. Siguria e vendeve tona mbetet e kërcënuar dhe si rrjedhojë rritet nevoja e bashkëpunimit sidomos mes organizmave mbrojtës”, u shpreh kreu i shtetit.
