Nishani bën një gjest të pazakontë

redaktor
Presidenti Bujar Nishani, Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Në katër vjet si President i Republikës,  sot Bujar Nishani ka bërë diçka të pazakontë për të.

21 Prilli i vitit 2016 do të mbahet mend si dalja e tij për herë të parë kundër Berishës për një çështje të caktuar.

Kreu i Shtetit ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” për thirrjet që ish­-kryeministri Sali Berisha bëri në Parlament, që të armatoset populli.

Ai ka thënë se një nismë e tillë është e papërshtatshme.

Grupet Parlamentare kanë të drejtat e tyre për të propozuar nisma ligjore për armatosjen e popullsisë apo ligj për armët, por mua më duket krejt e papërshtatshme personalisht”, tha Nishani.

Gjithsesi edhe në këtë rast Presidenti është në vazhdën e zërave nga PD që po bëjnë një tërheqje nga deklarata fillestare e Berishës. Para Nishanit ishte Topalli e cila tha se Berisha nuk ka dashur të thotë atë që tha.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e ke vleresuar sa duhet Topallen,Berishe!Ja psh.dje Liria mblodhi mbesat dhe u tha:Gjyshi ka rrjedhur,mos ja vini re!Topallja t`u be mbeshtetje edhe ne skicofreni akute.Bushtra Xhozi ja kalon edhe bushtres Laika,qe u sakrifikua per njerezimin duke u rrotulluar rreth orbites se Tokes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *