Tek-tuk ndonjë çift kur martohet mbas makinës lidhin ca kanaçe bosh për të tërhequr vëmendjen për lumturinë e tyre. Dhe çifti Berisha-Nishani shumë të lumtur përditë po gjejnë nga një gjë për të bërë zhurmë e të tërheqin vëmendjen në lumturinë e tyre. Dhe krejt papritur u gjend historia e përgjimeve. Që ta bëjnë shumë të besueshme, njëherë bërtet njëri e njëherë ulërin tjetri, politikë që këta dinë ta bëjnë mirë, se prokuroria akoma s’ka mbyllur hetimin e Imamit e tani nxjerrin blofin për Tahirin, se helbete populli do dëgjojë e do thotë: përgjoi Saliu, asgjë nuk u bë, tani përgjon Tahiri, çfarë bëhet? Po ne paskemi qenë të gjithë spiunë?! Sa e ulët! Këto 25 vjet Saliu për një gjë është dalluar, të denigrojë personalitetin e shqiptarit, ta bëjë indiferent e moskokëçarës që ai të vazhdojë me intrigat e përçarjes së serbit. Kështu i duhemi.
Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
