Nishani bllokon ‘impulset e reja’ në qeveri, Cani ende Ministër Financash

redaktor

Seanca e djeshme plenare nuk hodhi në votim dekretin e presidentit Nishani për shkarkimin nga detyra të dy ministrave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj ku ky i fundit do të kalonte nga Ministër Ekonomie në Ministër Financash.

Kjo manovër e mazhorancës u vu re dje në momentin e votimit ku nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj e cila ishte në drejtimin e seancës, nuk hodhi në votim dy dekretet e presidenti.

Edhe pse sipas rregullores së Kuvendit, dekretet e presidentit kalojnë direkt për votim.

Kjo ka ardhur për shkak se Nishani nuk ka dekretuar ende emërimin e dy Ministrave të rinj në kabinetin qeveritar, Ahmetaj tek Financat dhe Ekonomi tek Ekonomia.

Shpjegimin e Nishani për mosdekretim e gjeni KETU

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *