Nishani dekorohet nga Forumi Crans Montana

redaktor

Presidenti Bujar Nishani u dekorua nga Forumi Crans Montana në një ceremoni të veçantë me Çmimin e Fondacionit për vitin 2016. Dorëzimi i çmimit u bë nga Presidenti i Nderit dhe themelues i Forumit, Ambasadori Jean-Paul Carteron, i cili vlerësoi progresin e madh të kryer nga Shqipëria për kalimin nga diktatura në demokraci, anëtarësimin në NATO, si dhe afrimin gjithnjë e më shumë me Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Ambasadori Carteron vlerësoi edhe kontributin personal të Presidentit Nishani në këtë drejtim.

Në fjalën e falënderimit, kreu i shtetit u shpreh se ky çmim është një vlerësim i madh e shumë domethënës për vendin dhe bashkudhëtarët tij kudo ndodhen dhe vjen në një moment kyç për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, që aktualisht po përjetojnë ankthin e humbjes së vëmendjes nga Bashkimi Europian.

Bujar Nishani, President i Shqipërisë: “Jam i sigurt që falë edhe kontributit të Forumit të Crans Montanas, kjo gjë nuk do të ndodhë dhe Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor do të kenë vëmendjen e nevojshme të Bashkimit Evropian për vijimin në rrugën e reformave dhe të përmbushjes së standardeve më të mira evropiane.”

Çmimi i “Fondacionit” i është akorduar liderëve të ndryshëm evropianë dhe botërorë në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për angazhimin publik në promovimin e vlerave demokratike dhe një botë më të mirë. Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e 27-të vjetor të Forumit të Crans Montanas, Presidenti Nishani zhvilloi takime të shkurtra edhe me shtetarë, politikanë e përfaqësues të botës së biznesit që merrnin pjesë në këtë forum.

Share This Article
3 Comments
  • Nuk ka forum apo prostitute carterone qe te retushoje rroten e jarit,,,,,ate mercenar-presidentin e shqup-it.
    Dihet qe jane fatkeqesisht parate e vjedhura te shqiptareve qe daroviten per prostitutat carterone.

  • Ky cmim nuk na nderon si vend nese jepet me emer per Presidentin Bujar Nishani.per kontributin e tij.sepse kontributi i tij per vendin eshte vetem ne drejtim te shkaterrimit.grabitjes e percarjes dhe Crans Montana nese i njeh si pozitive keto kontribute do te thote se eshte nje organizem KOT,Vec kesaj kjo Krans Montana ka qene shpesh edhe si nje pike ku politikanet tane batakcinj benin marveshje te fsheehta antikombetare per interesa vetjake.Ndaj si shqiptar nuk me gezon aspak ky lajm,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *