Nishani dekreton Nazmi Cahanin si Komandant të Forcave Tokësore

Saimir Lleshi

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i dorëzoi sot në mesditë Gjeneral Brigade Nazmi Cahanit dekretin e emërimit si Komandant të Forcave Tokësore.

Në një ceremoni zyrtare ku ishin të pranishëm edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Baze, etj, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Kreu i Shtetit i dorëzoi Gjeneral Brigade Cahanit dekretin e emërimit duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme në krye të Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *