Nishani heq dorë nga “verifikimet” dekreton brenda ditës qeverinë

redaktor

Presidenti i Republikës ka dekretuar qeverinë e re. Dekreti vjen një ditë pasi kreu i shtetit Bujar Nishani dekretoi Edi Ramën si kryeministër duke e ngarkuar të krijojë qeverinë e re. Më përpara ishte paralajmëruar se dekretimi i kabinetit të ri qeveritar mund të zgjaste. Vetë Nishani tha se do bëjë verifikime për emrat e të propozuarve për ministrave.

D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1. Zoti Edi Rama, Kryeministër
2. Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme
4. Zonja Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes
5. Zoti Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
6. Zonja Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian
7. Zoti Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
8. Zoti Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Zonja Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Zonja Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit
12. Zoti Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë
13. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Kulturës
14. Zoti Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Zoti Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
17. Zoti Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë
18. Zoti Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
19. Zonja Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Zoti Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Zoti Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 8304
Tiranë, më 11 shtator 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

Share This Article
8 Comments
  • Kujtoi se po i bënte ndonje efekt lufta psikologjike që i mesoi saliu,por kur e pa që po shkelte kushtetutën hoqi dorë!? President marionetë? Komandant i pergjithshém ushtar telegrafist i saliut?

  • VR ! Kujtoi se po i bënte ndonje efekt lufta psikologjike që i mesoi saliu,por kur e pa që po shkelte kushtetutën hoqi dorë!? President marionetë? Komandant i pergjithshém ushtar telegrafist i saliut?

  • na rrofsh bidonat e kosit o shkaperdhjeri yne president
    dhe mos u duk me neper ekrane
    duhet menduar per nje tjeter president te mbyllet cikli

  • Kapterr Nishani (Mehmeti), po mundohet te tregoje se eshte i pavarur, kapterri eshte i pavarur, aq sa ceshte merimanga nga fija e vet e pavarur.

  • Ky gjysem njeriu, ka vetem nje pasion….te vjedhi sa me shume prona duke ja dhene te shoqes, per kete ves te ndyre qe ai ka, terhiqet nga cfar do pune apo veprimi, servilizmi i tije arrine deri ne qarje me lote sic bente ne zyren e Berishes, mjafton te realizoi qellimin e tije te ndyre…..kete gjysmak njeri na e la peshqesh Berisha…….

  • Kjo eshte fitore e Opozites qe “evitoi” perplasjen e planeve “te zeza” nga “ektaza-Berishiane” e 23 viteve konflikt.
    BE dhe USA do pershendese tolerancen e mirekuptimit te Z.Rama duke i hapur portat ne familjen e kulturuar Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *