Nishani dekreton sesionin e jashtëzakonshëm. Ja kur do betohet Ilir Meta

Ornela

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, i vili do të mbahet më datën 24 korrik. Në këtë sesion do të betohet presidenti i ri i Republikës Ilir Meta.

DEKRET
PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

Dekretoj
Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10559
Tiranë më 30.06.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

Share This Article
5 Comments
  • Akoma pa stabilitetin e opozites do te betohet e dekretohet presidenti i RI.
    Aq me teper kur maxhoraca e asaj kohe ka qene disi jo normale dhe u normalizua me zgjedhjet ?
    Pse kjo ngutje ?
    Na ruaj o Zot se ketu nuk dine se çfare bejne !!!

    • Shpresojme qe PS to mos e aprovoje Presidentin e zyres se LSI. Ky tregoj qe eshte nje njeri i shemtuar, bese-thyer dhe i pacipe gjate gjithe fushates elektorale. Po ashtu si tregoj qe nuk eshte President i njeaneshem. Ai do te vazhdoje politiken e zmadhimit te LSI duke ofruar vende pune per anetaret e tij. Nuk na duhet nje President qe i sherbemn interesave te partise se tij dhe jo popullit.

  • Me percaktimin e dates se betimit te presidentit te ri gjendemi para disa dilemave, si nga maxhoranca edhe nga i nominuari per president!
    Maxhoranca ndodhet perball faktit te kryer, qe i nominuari per president ne kundershtim te hapur me kushtetuten, morri pjese gjeresisht ne fushaten zgjedhore per partine e vete dhe c’eshte me skandaloze, thirrja e tije e hapur per amatosjen e miletit!? Perballe kesaj situate, a do te ishte e moraleshme per kete maxhorance, pavaresisht se e propozoj dhe e votoj kete si kandidat per president, ne kundershtim te hapur me opinionin mbare kombetare, te jete e pranishme ne betimin e ketij birbo president!?
    Zgjedhjet mbaruan dhe te gjitha forcat politike i pranuan ato. Sigurisht qe nga zgjedhjet e zhvilluara deri me sot ato mbeten me te mirat, pavaresisht se jane ende larg standarteve europiane. Per cudi LSI dhe bashke me te edhe kryetari i saje, jo buratini i vendosur kete muaj per kryetar, dolen me deklarata te cilat fajesonin maxhorancen per vjedhje e terror ne zgjedhje dhe si rezultat keto zgjedhje nuk u fituan nga PS-ja, por u vodhen dhe dashur pa dashur keta nuk kane te drejten legjitime te formojne qeverine!
    E marrim te mireqen se maxhoranca ja jep votebesimin ketij birboje per president. Perball kesaj situate si do te veproj ky birbo president? O do ti qendroj deklarates se votat u vodhen dhe si rezultat i saje nuk do ta dekretoj krijimin e qeverise, ose do ta dekretoj qeverione dhe do ti duhet me patjeter te pergenjeshtroj vetveten. Perballe kesaj situata zgjidhja me e mire dhe me e aresyeshme per te, mbetet doreheqja. Ky do te ishte i vetmi veprim i ndershem i ketij birboje qe padrejtesisht u nominua per president.

  • Po sikur ish deputetet te mos shkojne ne parlament dhe presidenti te ngelet pa betuar si i behet çeshtjes?! A kane te drejte vetem deputetet e LSi qe ta degjojne betimin e tij per Moniken! Iku edhe ky per lesh, filloi galalta me te pa marre akoma shtepine me qira te Nishanit. Qysh do ti shtyje 5 vjet, apo do filloje te beje dekorime per te balacuar dekorimet e tradhetareve qe beri Nishani me ata te patrioteve. Ore, ju te gazetes, hidhni nga nje tymnaje dhe s’ndiheni me, si u be ajo puna e atyre kompanive te floririt, diamanteve dhe zinkut qe kishte Iliri ne administrim te Kastriot Ismahilaj ne Kongo? Apo s’ka gje, te gjithe sot vjedhin hane, mashtrojne , behen presidenta dhe “ulurijne” per mireqenien e popullit. Rrofte kjo lloj demokracie se s’kemi ç’bejme, na ka zene rrota bishtin po ta kishim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *