Nishani dhe Rama sfidojnë njëri-tjetrin me dhurata

Dita

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani,  me rastin e 95-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare do të vizitojë ekspozitën përmbyllëse të kremtimeve “Biblioteka e Bibliotekave”, që është konceptuar si një nderim për ato biblioteka private ose kolektive, përmes të cilave është ngjizur pjesa më e vlefshme e fondit të albanologjisë, duke i lejuar në disa raste këtij institucioni të flasë sot për eksluzivitete dhe raritete.

“Në kontekstin e kësaj trashëgimie të çmuar dhe në respekt të Institucionit që përkujdeset për të, Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani do t’i besojë BKSH-së përkujdesjen edhe të kopjes anastatike të “Mesharit” të Gjon Buzukut, dhuratë e Papa Françeskut I-rë gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri”, vjen njoftimi nga Biblioteka Kombëtare .

Pak ditë më parë, në ceremoninë  në nder të 95-vjetorit të krijimit të Bibliotekës Kombëtare, Rama i dhuroi edhe një libër me pikturat e tij drejtueses së institucionit.

“Dhurata ime është shumë modeste, albumi im i shkarravinave të mia. Unë po ja dhuroj drejtoreshës pa pretenduar që të futet në arkivin e Bibliotekës. Unë do ta lë në tavolinën e saj dhe ajo të vendosë nëse do ta marrë në shpi ose do ta lërë aty”, do thoshte Rama. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment
  • Ha ha… kopilat!

    Dhurata ne publik se keshtu ne privat… kush e di… keta mund te flene ne nje krevat.

    Pusht njeri e sterpusht tjetri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *