Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani ka publikuar një foto të shoqëruar me një dedikim, një ditë pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha të distancohet nga Sali Berisha dhe këtë të fundit ta përjashtojë nga grupi parlamentar demokrat.
“Sa interesant është ai moment, kur dikush vazhdon duke të gënjyer, ndërsa ti e di të vërtetën.” thuhet në foton e publikuar nga Nishani.
Nuk dihet se kujt i drejtohet ky mesazh i ish-Presidentit Nishani, edhe pse mund të hamendësohet me situatën brenda PD dhe ngjarjet e fundit politike.

Po të kishte mustaqet mundë ta besonim si burr zamani ,por i ka hequr është burr nishan .
Zoti Nishani ,eshte nje shprehje e popullit :kush i pregatit varrin tjetrit bie vete brenda.Ka vite dhe vite me rradhe qe PD-ja perfshi dhe zotin Nishani edhe kur ishte president genjenin popullin shqiptar per te baltosur kundershtarin .Kjo gje nuk eshte e re, por kur te bie per pjese do ta vuash .Besoj shprehja : sa te rrosh do te mesosh per ju nuk vlen sepse nuk nxirrni mesim nga e kaluara……………………