Nishani: Dorëheqja e Xhafajt e kërkuar, nisi demontimi i piramidës

DITA Online

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani foli në studion e emisionit “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24 për zhvillimet e fundit, duke e nisur së pari me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nishani u shpreh optimist nga kjo lëvizje dhe deklaroi se ky është demontimi i një piramide.

“Së pari unë dua të shpreh për herë të parë ndoshta një lloj optimizmi personal të zhvillimeve politike. Duket se ka filluar një lloj demontimi i një strukture. Unë kam besuar gjithmonë që do të vijë një moment që do të fillojë pika e kthesës. Sepse nuk besoj se ka alternativë tjetër për një shoqëri veçse të dalë nga kauza e anarkisë e anomalitetit. Natyrisht që është një rrugë e gjatë, është nevojë për një kthesë të madhe. Por besoj se zhvillimet e fundit, përfshirë dhe dorëheqjen e ministrit të dytë të brendshëm tregojnë se ka filluar demontimi i kësaj piramide”, tha Nishani, raporton “BalkanWeb”.

I pyetur për arsyet e kësaj dorëheqje, Nishani tha se është e kërkuar nga ndërkombëtarët por përmendi dhe presionin e qytetarëve dhe atë të opozitës.

“Dorëheqja ka dy anë të medaljes, ose dy rrugë. Në analizën time të dyja rrugët të çojnë në një burim, tek kreu i qeverisjes aktuale. Në aspektin e parë politik, dorëheqja e ministrit të radhës të brendshëm është padyshim për shkak të presionit të madh në rritje. Dikush thotë se nuk ka një vizibilitet, se nuk kemi protesta por ka një presion në çdo rrugë, çdo lagje e çdo kafene të njerëzve. Presioni final besoj se ka qenë presioni ndërkombëtar. Patjetër që është e kërkuar. Sot u konfirmua si akt. Por të shikosh procedurën del kryeministri dhe njofton zëvendësin e ministrit”, tha Nishani.

 

v.l/Dita

Share This Article
15 Comments
  • Akoma merresh me peralla ti o president i deshtuar.Kapni Berishen njehere per piramiden e 97,apo ju pelqyen te vjedhurat qe i bete popullit

  • Kur kapteri me mustsqe- pa mustaqe, na shfaqet ANALIST, merreni me mënd në çfar derexheje ka arritur ustai gjëmëmadh i tijë.
    Sa për presidentllëkun do të mbahet mënd si një lolo në duart e Sliut.

  • Ja edhe ky president i deshtuar doli per te thene ate qe nuk ka nevoje ta degjoi asnjeri nga goja e tij!E vetmja pune qe ai e kreu me “se miri”ishte shperndarja e “teneqeckave”qe kush e di se sa “i shiste”; Bile ai u “mundua” disa here deri ne Amerike per ti shperndare” vete”keto teneqecka edhe per ballistet sic kishte bere edhe ne Shqiperi!

  • FJALA E TIJ NE VESH TE ZOTIT!

    Bashke me Piramiden Mafioze te Edvin Droges do Zoti t’i vije fundi edhe Piramides Famekeqe te Enverit qe i kall daten edhe femijeve ne barkun e nenes.

  • po filloi te kete optimizem ky do na gjeje belaja me kamionat dhe avionet qe do mbushin rruget. Mirepo ka vetem nje te drejte te vockel fare, kur thote se Rama gjeti zevendesin e ministrit sapo ministri dha doreheqjen. Nuk u la njerezve as pese minuta te habiten.

  • Akoma ky debil qenef i ben qefin vehtes.Ik ore bole mos e harxho kohen duke shkruar por meru me.gruan e mos ju nda.Shiko dhe interesin personal jo vetem ate te pergjitheshmin se sta.di njeri per nder.Prandaj YP Jaro XHIXHI.

  • Presidenti me i dobët ne historinë e Shqipërisë, niveli i tij si militant partiak eshte baraz me kryetarin e pd- se se Mamurrasit, duhet te jete ne mjerim te madh politik,

  • Ker na vjen;Po mire veproj z.Fatmir Xhafaj.

    Sa do donim mos ta mbante me ate MBIEMER qe ne imponon rrespekt …N I S H A N I .(se ky na la “nishan te keq..)
    Ministrit Fatmir Xhafaj, i lumte per veprimin…

    Toronto27-10-2018 Dhimbie e madhe popull.

  • Ne vitin 1990 kur plasi pislleku per fushe shqiptaret u shperftyrune,diftune me vertetesi origjaniltetin e karkterit te vet cdo shqiptare sa me te ardhe ndyt si paskeshim jetu ndervedi me njeri tjetrin.
    Sot i njejti fenomen.
    Jep doreheqjen ministri,lakejt hijenat e dikurshme,alla demokratike shperftyrohen me te njejtin zell e deshire te perfitojne ndonji kashat qyl se me aftesi aty ku jane ne opozite do qendrojne per shume vjet.Nuk asht larg Janari qe do ndryshojne strukturen njerezore te ketyne politikanve ku fjalen do marrin BKH dhe SPAK.Per cudi dhe vertet interresante asht qe ajka demokratike ne librin e Shtepise SHQUP jane te inkriminuem e te korruptuem.Kuptojeni vete se ku do perfundoje kjo demokracizeze para fushates dhe mbas fushates zgjedhore qe kerkon kryeidioti i PD lulashi.Nga SHQUP ne Rec.Ne nji skualifikim mbas zgjedhore nga fundi i kualifikimit.Por periudha Janar dhe mbas do sherbej per pastrim sterelizim te te gjitha partive pa perjashtim.Populli ka fatin te marrin fryme lirshem drejt rruges demokratike si gjithe popujt e vendeve demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *