Nishani: Drejtësi pa dallim për të gjithë, barazi mes nesh

Dita

Presidenti Bujar Nishani, me anë të një mesazhi u ka uruar Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë kudo ku ndodhen. Në këtë mesash Presidenti i Republikës, bën apel për paqe dhe mirëkuptim.

“Drejtësia për të gjithë pa dallim, barazia mes nesh që nga më i pari e deri tek më i fundit, ndihmesa pa interes për më të pafatët dhe më të dobëtit përbëjnë thelbin e gjallesës sonë në këtë botë të mbushur gjithnjë e më shumë me sfida të vështira. Por Dita e Pashkëve na mbush njëkohësisht me një gjallëri të re, me një vetëbesim dhe ringjallje të vërtetë vlerash që na bëjnë të kuptojmë se nën këtë qiell të kaltër e të pastër shqiptar, e mbi këtë dhé të trojeve të lashta arbërore, çdo hall, problem, mosmarrëveshje apo pengesë mund të zgjidhet e të kapërcehet, nëse bashkojmë forcat dhe aftësitë duke menduar e punuar vetëm për të mirën e kombit tonë të bekuar”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *