Nishani: Emërimet e gjyqtarëve, sipas meritës

redaktor

Kreu i shteti Bujar Nishani ka mbledhur në një tryezë një sërë drejtuesish të institucioneve kryesore, pjesë përbërëse të sistemit të drejtësisë.

Në tryezë marrin pjesë ministri i drejtësisë Eduard Halimi, kryeprokurorja Ina Rama si dhe krerë të institucioneve të drejtësisë.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit  kërkoi nga politika shqiptare të gjejë konsensusin për miratimin e 3 ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian.

“Tre projektligjet  kanë një rëndësi të madhe për integrimin e vendit në bashkimin Europian. Klasa politike duhet të kurorëzojë atë që u nis 100 vjet më parë” tha Nishani.

Kreu i shtetit gjithashtu kërkoi gjithashtu që emërimi i gjyqtarëve në gjykatat e vendit të bëhet në bazë të meritës.

“Meritat dhe kriteret për emërimin e gjyqtarëve janë të njohura publikisht. Kushdo që punon në gjykatë duhet të përfaqësojë vlerat e gjyqësorit. Vetëm personat që garantojnë këto vlera mund të përçojnë tek qytetarët  imazhin e një gjyqësori efikas” shtoi Nishani.

Edhe ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka kërkuar nga politika të miratojë tre ligjet e kërkuara nga KE-ja dhe konkretisht të ligjit për Gjykatën e Lartë. Sipas tij miratimi i këtij ligji do të bënte të mundur rritjen e transparencës dhe të paanshmërisë së sistemit gjyqësor.

“Këtë javë skadon edhe afati që Bashkimi Europian  ka dhënë për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë i cili është hartuar me konsulencën e EURALIUS,  të kërkuar nga opozita dhe të konsultuar me palët e interesit. Është një ligj që e bën Gjykatën e Lartë të pavarur dhe të paanshme pasi depoliziton të gjithë emërimet në Gjykatën e Lartë, nuk krijon kredo politike për asnjë parti por forcon sistemin gjyqësor. Klasa politike duhet të miratojë këtë ligj që e bën sistemin gjyqësor më të pavarur, më të paanshëm dhe i shërben gjithë sistemit të drejtësisë” tha Halimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *