Nishani festoi sot ditëlindjen

Dita

Presidenti Nishani feston sot ditëlindjen. Kreu i shtetit mbush sot 49 vjeç. Sipas një biografie të shkurtër të publikuar në faqen e Presidencës, Nishani ka lindur në 29 shtator të vitit 1966, në Durrës.

Nishani ka mbaruar Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988, ku edhe ka nisur karrierën profesionale si pedagog. Ai është angazhuar në politikë në vitin 1991, kur u anëtarësua në Partinë Demokratike. Ai ka mbajtur disa poste drejtuese dhe organizative në PD-në e kryeqytetit, deri në vitin 2005, kur u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie. Në vitin 2005, Nishani u zgjidhet deputet nën siglën e PD-së në zonën elektorale 34, në Tiranë. Nga marsi 2007  deri në shtator të vitit 2009 mbajti postin e ministrit të Brendshëm, për t’u zhvendosur më pas në Ministrinë e Drejtësisë, të cilën e drejtoi  nga shtatori 2009  deri në prill të vitit 2011, kur u rikthye sërish në postin e ministrit të Brendshëm. Nishani e mbajti këtë detyrë deri në qershor të vitit 2012, kur u zgjodh President i Republikës. Bujar Nishani është i martuar me zonjën Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë: Ersi dhe Fiona Nishani.

Share This Article
10 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *