Nishani gjen përgjuesit? Pezullon shefin e grupit të shoqërimit dhe badigardin

Saimir Lleshi

Merr fund makthi i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili ka disa javë që shpreh shqetësimin publikisht se telefonatat e tij dhe jeta private janë përgjuar nga segmente të shtetit shqiptar, me urdhër të njerëzve të caktuar.

Kreu i Shtetit Shqiptar, pas një investigimi të gjatë, mësohet se ka gjetur pajisjet e përgjimit në zyrat e tij, në Presidencë.

Nuk dihet me saktësi koha kur janë instaluar përgjuesit. Nishani nuk ka preferuar të vërë në lëvizje Prokurorinë, por në të gjithë daljet publike të ditëve të fundit, ka shprehur bindjen se jeta e tij private dhe familjare është përgjuar.

Sipas burimeve, që i citon “Sot”, pas identifikimit të pajisjeve përgjuese në mjedise të kamufluara të Presidencës, Nishani ka pezulluar menjëherë shefin e grupit të shoqërimit si dhe badigardin e tij personal.

Presidenti me sa duket ka dyshime se shefi i grupit të shoqërimit dhe badigardi i tij personal, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, mund të jenë implikuar në vendosjen e pajisjeve të përgjimit, në zyrat e Presidencës, ku kreu i shtetit konsumonte një pjesë të konsiderueshme të kohës dhe aktivitetit ditor.

Pas këtyre zhvillimeve, pritet të vihen në lëvizje Prokuroria dhe organet e tjera ligjzbatuese, për të zbardhur deri në fund të vërtetën e përgjimit të Presidencës, shqetësim të cilin disa aktorë të politikës e kanë marrë për shaka.

Tashmë ka një kureshtje të ndezur për identifikimin e personazheve që fshihen pas përgjimit të Presidentit dhe arsyen se pse janë investuar, në një aksion kaq të rrezikshëm, për të mësuar sekretet dhe anët e padukshme të Presidentit të Republikës. Nuk dihet nëse urdhëruesit dhe orkestruesit e përgjimit të Nishanit janë personazhe të politikës shqiptare apo pas fshihet dora e shërbimeve të huaja, ndoshta jo partnere.

Share This Article
14 Comments
  • I madh je vallai o kamandant dukesh se sistemi Hoxhist te ka pregatitut per tu mbrojtur nga armiqet.?a more falenderim nga Berisha?

  • Dhe une do ta marr si shaka kete lajm. Pse? Sherbimet sekrete te huaja jane brenda partise Demokratike. Kush eshte ai shqiptare qe kerkon te dije sekretet e familjes se Bujar Nishanit?
    Interesimi per te ditur sekretet te familjes Nishani eshte zero, si nga brenda vendit ashtu dhe jasht vendit. Shqiperia do kishte bere nje hap ndoshta me perpara po te mos kishte qene mendere Nishani, President. Ky qytetare i Shqiperise vetem qe i ka prishur pune levizjeve per zhvillim.

  • Nuk behet qiameti se pergjohet presidenti i Shqiperise, aty pergjohet z.Merkel e jo me nje kapter.Ku eshte e keqja ketu, ai per te mirat e popullit flet ne telefon dhe kur flet me gruan per familjen pyet.A nqs ai e ka me te futur ketij popolli, mire ti behet.

  • Po kush e pergjon kete lloji presidenti . As i shkon mendja t’a pergjojne se nuk kane se c’te pergjojne. I ka vendosur vet per t’i rritur namin vetes. Po te pergjohej Berisha edhe mund te besohej, po jo nishani qe vetem sa firmos shkresat e Berishes.

  • Fli i qete o zoti President .As te huajte e te brendshmit nuk harxhojne kohen te pergjojne ty. Aaaaaaaa nese do ishje koke boterore me peshe te madhe duhesh te shqetsohesh .
    Une dyshoje tek i Madhi i te Medhenjve spiune te shqiptarve .Atij i intereson se mos i del nga marveshja qe ka me ty .Dhe e di mire se cte bene ai .Te gjene ndonje kucke te majme biondine e te hodhi si Olldashin ne ndonje kanal .Nese nuk i del nga fjala qe i ke dhene do rrosh edhe disa muaj deri sa ta heqesh qafe kete kembor te rende qe ke mbas koke .Jo qe do flesh i qete por do besh dhe qejf me shume se cke bere .Do ulesh ne oborrin e viles dhe do shkruash kujtimet e tua andej e ketej botes .Do mallengjehesh por cti besh keshtu e ka jeta .
    Lerja vuajtet Saliut qe dhe diten she endrra me kolltukun disa miljarda .Une te rekomandoje ,po te ishja si ty i kamur ,te blesh ndonje arme gjahu ca zagare rrace dhe turru neper shtigje e gerxhe large politikes e zhurmes te gezosh natyren e bukur te Shqipes.Do hash ndonje gje te eger ne ajrin e pastert te natyres .Po te tha Saliu na duhesh ketu me u perlesh me ate te gjatin .Refuzoje e thuaj se ke nevoje per tu pastruar nga smogu i Tiranes. Premtoje se lidhjet me ty do ti mbaje deri ne vdekje.Ndryshe nga frika Saliu ,se mos i nxjerr ndonje sekret personal ,ti ve prap mustaqet .Jo atje ku i mbajne burrat por tek vendi qe i mbajne grate ..Ata qe ke pushuar i more ne qaf .Ky i gjati edhe sikur ta fitojne gjyqin nuk i kthen me ne pune. Prandaje sajo ndonje rene dhe terhiqu.Ndryshe i le pa buke te shkretet .
    Besoje se te kam ndihmuar ndopak .Aaaaaaaa.Harrova mos shko per gjueti peshku se atje nuk te lene ata te LSI.Eshte monopol i Metes .Leri ngjalat se zoqte dhe lepujt jane me te ushqyeshem . Titua e Dulla vdiste per to.Ua dinte vlerat .Thone qe palca e zogjve te eger te bene me burre sec je .Provoje dhe na thuaj ose shkruaj ne kujtimet e tua . Ndoshta ndihmone dhe Ristanin se Berisha ka kohe qe i eshte larguar ketyre punve .

  • Komentues anti SHqiptare. Presidenti i SHqiperise i mire a po i keq eshte presidenti yne. Nuk ka te drejte njeri te pergjoje Presidentin. Ju komentusa po tu viheshin pergjusa ne shtepite tuaja do ishit te kenaqur ???? Apo do revoltoheshit ?

  • Fli i qete o Shinan! Salehu ty vetem celesat e kashtes te ka lene !
    E cuditeshme! por duket qe po perseritet e njejta histori, si ajo e Alfred Serreqit ne kohen qe hyne ne ministrine e jashteme per te paren here dhe te gjitha paisjet e regjistrimit, sic edhe e kerkon funksionimi normal i nje ministrie te jashm te cdo vendi ne keto ambjente na i quajten si pergjues te fshehte!?

  • Sajesa Berishjane plasi ne PRESIDENCE.E filluan me METEN per vrasjen e Doshit+Fufit.Dhe pushuan.Edhe Meta e Doshi prap ne Kuvend,sikur ska ndodhur asgje.I kerkuan Metes perseri doreheqjen per çeshtjen CEZ dhe pushuan.Tashme pergjimi i Nishanit??? Te shofim sa do zgjasi kjo histrori.Dhe histori te tilla do kemi sa te jete gjall dhe ne politike Saliu.Ky popull eshte i denuar vetem nga nje njer-SB e shpura e tij.

  • Kush e di qe paska qene i pergjuar kapterr nishani?!pse eshte veshtire qe ai ti montoje vete ose pa i montuar te thote qe i gjeta!vetem nje ekip i paanshem mund te kishte qene i besueshem se pergjimi ka ndodhur.E kujt i plasi qe te pergjoje nje kapterr te sali udb-es ne fund te fundit(jo se jane burra te mire keta te krahut mavi)

  • PERGJUSIN E KANE VENE ME URDHER TE BERISHES QE KUR E BERI PRESIDENT SEPSE KA FRIKE QE MUSTAQELLIU,MUSTAQEMIU I IKEN NGA DORA DHE KONTROLLI.PO KESHTU AI PERGJON DHE LULEZIM BASHEN DHE JOZEFINEN SEPSE BAMIR TOPIN E KISHTE TE PERGJUAR GJATE GJITHE KOHES.RAMA NUK MERET ME CIMKA SEPSE I KA INAT SI CIMKAT ,TARTABIQET PLESHTAT DHE MORRAT QE MBLODHI BERISHA NE ZYRAT E SHTETIT.

  • Pergjusat i vuri Sala per të kontrolluar pucistat me Topin ne krye ,nga ketë pergjime ish presidenti u shpall horr bulevardi.Me qene se vuri president te ri marioneten nishan pergjusat mbeten, ,mbeti keshtu edhe skema e kontrollit ndaj tij ,per te mos i dale dore bekimin I tij kapter,keshtu mos te merzitet as ujku I Markajve,se ke te radhe e ka brenda.Po te ishte ndryshe ulurImat e Berishes do te ishin degjuar deri ne hene,do te ishte ai I pari qe jepte haberin,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *