Nishani, i dëmshëm si karkaleci në bujqësi

redaktor

Më shtyu të shkruaj vendimi i presidentit Bujar Nishani për të kthyer ligjin mbi arsimin e lartë. Seç m’u kujtua një thënie e vjetër e monizmit, kur isha ushtar që thoshte: “Kapterat në ushtri, janë të dëmshëm si karkalecat në bujqësi”. Dhe kjo thënie a nuk i shkon për shtat dhe më së miri presidentit Nishani? Sepse duke qenë nën urdhrat e padronit të tij Berisha, përpiqet me çdo kusht për të penguar, kthyer apo bllokuar çdo nismë ligjore të qeverisë socialiste, në rrugën drejt integrimit. Kot lodhesh o “kapteri i Kalcës”, sepse ti e Sali Berisha, nuk e pengoni më ecjen drejt rrugës evropiane.

Ashtu siç është gjetur ilaçi për karkalecat që dëmtojnë bujqësinë, ashtu edhe për ty e kemi ilaçin, sepse kemi një shumicë absolute në kuvendin e Shqipërisë

 

Letër e nënshkruar,

Bujar Cani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *