23 shtator 2014

Bledar Lumani

Presidenti Bujar Nishani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin e ligjit të ri për KLD-në.

Nishani thotë se ndryshimi i miratuar nga mazhoranca i kufizon atij zgjedhjen e zëvendëskryetarit të KLD nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bujar Nishani i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7 të ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar.

Me anë të kësaj kërkese, Presidenti Nishani kërkon gjithashtu pezullimin e dispozitave të këtij ligji deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese si dhe i kërkon kësaj trupe që t’i drejtohet Komisionit të Venecias në mënyrë që të japë një opinion të specializuar në lidhje me ligjin në fjalë, referuar objektit të ankimit,” thuhet në një njoftim të Presidencës.

Share This Article
5 Comments
  • Ore tru tallash, as nga takimi me Papa Franceskun nuk mesove, po kapter mbete Bujar Uloku. Boll u komandove nga tutori krimineli Sali, ky vend ka nevoje per drejtesi, Papa bekoji Shqipraret dhe jo kriminelet dhe te korruptuarit, toc.

  • Z. President!

    Ju drejtohem sinqerisht thjeshte si nje qytetare shqiptare;-As 24 ore nga largimi i Atit te Shenjte
    nga Shqiperia, ku e hodhe ate fjalim qe mbajte ne Presidence?Perse Z. President e shkel kaq egersisht dinjitetin tuaj personal? Mos harro se jeta eshte e gjate, mundohu te mendosh sado pak per hijen qe do te lesh pas.Mendo sado pak edhe per krenarine e femijeve tuaj.Ato duan e sduan do te jetojne ne Shqiperi.Uroj Z. President qe te biesh me kembe ne toke.

    Pershendetje nga nje emigrante.

    • Per cfare dinjiteti flisni ju zonja Florinda! Me falni po ku e keni pare ju dinjitetin e Bujar Nishanit?! Bujari eshte nje kukull ne dore te Berishes dhe femijeve te tij. Bujari eshte aq i paturp sa nuk e fsheh fare te qenurit kamikaz i Familjes Kriminale Berisha. Shikoni reagimet e tij publike dhe ato drejtuar institucioneve per te kuptuar kush eshte Bujari. Ai i paraprine gjithmone deklaratave apo veprimeve te PD. Dhe nuk i skuqet aspak faqja per keto. Une habitem me mazhorancen si nuk reagon ndaj ketij lloj kamikazi familjaro-politik!!! Ky duhet shkarkuar urgjentisht sa nuk e ka futur Shqiperine ne nje tjeter skenar 97-te. I rrofshin mustaqet Bujarit se tjeter gje prej burri ska.

  • Per z, Florinda .!Thirja jote e sinqerte mund ti drejtohet kujtdo nje personi qe mbart vlerat e larta morale ligjore e qytetare te tijat apo te nje institucioni.Ne kete rast je gabuar , ky qe ti thuaj president eshte, sozia apo miniatura e saliut .Ose shqip Saliu I vogel .Mirepo ai saliu I madh qe vdiq politikisht jeton ne formen me mizore e barbare, ne figuren e e ketij nishan pa nishan.Nuk shikon qe fare hapur , si pa gje te keq me ato qe ben e me ato qe duhej te bente por nuk do ti beje ,,po pengon shqiperine ne axhendat e integrimit europian, duke bere vetem ato qe I diktohen nga shqupi.Perputhja e veprimeve te tija me ato qe deklarohen ne zyrat e shqup jane tipari I punes se tij pengim reformash gjoja refuzime ligjesh riciklim I kastes politike te p, d.ne drejtesi, sepse nuk jeton e punon per vendin por vetemPER P.D. PER KRIMNELET , HAJDUTET KUDO POR SIDOMOS ATA NE DREJTESI, NE SHPERBLIM TE NDEREVE QE I KA BERE KALIFI SALI I VICIDOLIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *