Nishani, i vendosur të shkarkojë Ina Ramën para mandatit

redaktor

Zyra e shtypit e Presidencës zbardhi sot axhendën e takimeve të kryetarit të shtetit, në kuadër të turit të konsultimeve që do të zhvillojë të martën për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.

“Presidenti Nishani, ditën e martë, dt. 20 nëntor 2012, do të organizojë takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të cilat synojnë të evidentojnë vlerat më të mira që duhet të përfaqësojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ora 10:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Z. Astrit Patozi

Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Z. Gramoz Ruçi

Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Z. Lefter Koka

Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu

Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Z. Vangjel Dule

Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpëtim Idrizi

Takimet me përfaqësuesit partiak do të zhvillohen në mjediset e Presidencës, dhe vijnë vetëm pak ditë pasi kreu i shtetit u konsultua me partitë parlamentare për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Share This Article
1 Comment
  • Me duket budallallek te mendosh se Ina Rama ishte dikushi ne krye te Prokurorise se Pergjithshme. Ajo e tregoi veten nje person kretesisht e nenshtruar ndaj Sali Berishes. Nuk duhet te shqetesohemi per te, ajo ne qofte se nuk shkon anetare e gjykates se Larte do i gjejne nje vend tjeter te rendesishem qe te mose jap drejtesi.
    Shqetsuese eshte kush do caktohet ne vend te saj. Por askush nuk ka gje ne dore, Saliu do emroje atje nje sherbetor te sprovuar te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *